Flash

Rihanna i prezanton të dashurin familjes

Lapsi.al 15 August 2019
Rihanna i prezanton të dashurin familjes

Rihanna dhe i dashuri i saj miliardier,  Hassan Jameel, janë duke kaluar periudhën më të qetë dhe me të bukur të jetës së tyre.

Kohët e fundit marrëdhënia po ecën aq mirë, sa këngëtarja ka vendosur që miliardierin ta prezantojë edhe me familjarët e saj.

Së fundmi mësohet se ajo e ka prezantuar Hassan Jameel tek e ëma e saj, Monica dhe një prej vëllezërve.

Katërshja është parë duke darkuar në restorantin Mason në Santa Monica.

Një burim ka treguar për mediat e huajs se Rihanna dhe Jameel përkëdheleshin e putheshin teksa hanin specialitetet e restorantit. “Porositën pjatat specialitet të Mason me prodhime deti dhe biftek, shoqëruar me verë dhe koktejle. Në një moment, Rihanna dhe Hassan po rrinin krah për krah. Qëndruan aty për disa orë, deri sa u errësua,” tha burimi.

Rihanna dhe Jameel e kanë mbajtur private lidhjen e tyre, edhe pse janë bashkë prej dy vitesh.

Të këshilluara

Hailey Baldwin ndryshon look (FOTO)

Modelja Hailey Baldwin ka realizuar së fundmi një set fotografik ekskluzivisht për revistën ‘Interview’. Pamja me të cilën është shfaqur 22-vjeçarja i ka bef...

15:01

Selena sjell linjën e saj kozmetike

Selena Gomez është duke u përgatitur për të sjellë linjën më të re të produkteve të kozmetikës. Këngëtarja e njohur do të lançojë linjën e saj të kremrave pë...

14:20

'Friends' rikthehet këtë herë në kinema

Seriali më i ndjekur në mbarë botën, “Friends” do të rikthehet sërish në ekranin e madh me rastin e 25-vjetorit. 12 seritë më të preferuara të fansave, intervis...

13:23

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI