Flash

Festivali i paqes, i dashurisë dhe muzikës Woodstock shënon përvjetorin e 50-të

Lapsi.al 15 August 2019
Festivali i paqes, i dashurisë dhe muzikës Woodstock shënon

Festivali i paqes, i dashurisë dhe muzikës, Woodstock, shënon përvjetorin e tij të 50-të dhe ka ndezur një valë nostalgjie për një epokë kur roku ishte për të rinjtë, hipitë ishin trendi dhe flokët e gjata ishin një markë.

Festivali i famshëm u zhvillua në datat 15-18 gusht dhe në të morën pjesë më shumë se 400 mijë vetë. 4 ditë paqe dhe muzikë në një fermë në Bethel, në New York, 70 km në jugperëndim të Woodstock-ut.

Në vitin 2017, vendi ku u zhvillua festivali u përfshi në regjistrin kombëtar të vendeve historike.

Organizatori i asaj që u bë një ndër etapat e rëndësishme të historisë së muzikës dhe kulturës hipi ishte 20-vjeçari Michael Lang.

Në pak kohë arriti të bënte bashkë emra të njohur të asaj kohe: Richie Havens, Swami Satchidananda, Sweetwater, Country Joe McDonald, John Sebastian, The Incredible String Band, Bert Sommer, Tim Hardin, Ravi Shankar, Melanie Safka, Arlo Guthrie e Joan Baez, protagonistë të ditës së parë.

Quill, Keef Hartley Band, Santana, Canned Heat, Mountain, Janis Joplin & The Kozmic Blues Band, Sly & the Family Stone, Grateful Dead, Creedence Clearwater Revival, The Who, Jefferson Airplane, interpretuan ditën e dytë.

Ndërsa për mbylljen u ngjitën në skenë The Grease Band, Joe Cocker, Country Joe and the Fish, Ten Years After, The Band, Blood, Sweat & Tears, Johnny Winter, Crosby, Stills, Nash & Young, Paul Butterfield Blues Band, Sha-Na-Na e Jimi Hendrix.

Të këshilluara

Selena sjell linjën e saj kozmetike

Selena Gomez është duke u përgatitur për të sjellë linjën më të re të produkteve të kozmetikës. Këngëtarja e njohur do të lançojë linjën e saj të kremrave pë...

14:20

'Friends' rikthehet këtë herë në kinema

Seriali më i ndjekur në mbarë botën, “Friends” do të rikthehet sërish në ekranin e madh me rastin e 25-vjetorit. 12 seritë më të preferuara të fansave, intervis...

13:23

Ky është albumi që qëndron mbi të gjithë

Ndoshta mund të mendohet se “ABBA” nuk mund të ketë më rekorde për të thyer, por është e gabuar, pasi grupi legjendar suedez nuk ndalet kurrë. “Gold”, albumi...

13:09

La casa de Papel vjen në një sezon të ri

“La Casa De Papel”, i njohur edhe si “Money Heist”, është shndërruar në një fenomen televiziv. Sezoni i tretë u publikua në “Netflix” muajin e kaluar dhe pati n...

12:31

Liam, shkaku i ndarjes me Mileyn

Ata janë parë gjithnjë si “Couple goals”, por tashmë janë ndarë dhe lajmin e kanë konfirmuar vetë nëpërmjet Instagramit. Mos të harrojmë dhe fotot e Miley me is...

11:47

Liam thyen heshtjen pas ndarjes ( FOTO)

Liam Hemsworth ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen dhe të flas në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja e tij Miley Cyrus. Pas 8 muajsh martesë Miley...

20:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI