Flash

(VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me histori kriminale

Lapsi.al 14 August 2019
(VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me

Sa herë që njerëzit e Edi Ramës përfshihen në një histori kriminale, kryeministri ndjek të njëjtat taktika. Ai përdor çdo mënyrë, që nga shpërndarja e alibive të rreme e deri tek thirrja e bllofit për opozitën, për të mbrojtur njerëzit e tij të lidhur me krimin.

Për të arritur tek ngjarja e djeshme ku kryebashkiaku rilindas i Shkodrës u provua i dënuar në Itali, duhet të ndjekim në rend kronologjik disa qëndrime të Ramës, që provojnë se ai nuk është aspak i besueshëm kur vjen puna tek pozicioni difensiv që merr ndaj akuzave për lidhje me krimin.

Kujtojmë avionët e drogës. Në vitin 2014 Sali Berisha deklaroi se në Divjakë po transportohej drogë me avionë. Ndryshe nga ç’u provua më pas, Rama replikoi në parlament duke i quajtur avionët mushkonja.

[video width="1600" height="852" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/1slider.mp4"][/video]

Në vitin 2015 Rama nuk nguroi të quante Dritan Zaganin kriminel dhe dekonspiures operacionesh. Ishte pikërisht ky oficer nga Vlora që denoncoi i pari grupin trafikant ‘Habilaj’ dhe lidhjet e tyre me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirin. Sot, ky grup dhe Tahiri po përballen me drejtësinë për të akuzat që ngriti Zagani.

[video width="1086" height="486" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/2slider.mp4"][/video]

Në vitin 2016, nga Kavaja, kur bashkinë e drejtonte socialisti Elvis Rroshi, Edi Rama ironizonte akuzat e opozitës, që u provuan më pas të vërteta. Ndryshe nga ç’pretendonte Edi Rama, Elvis Rroshi ishte njeri me precedent kriminal dhe i dënuar për përdhunim në Itali.

[video width="1678" height="862" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/3slider.mp4"][/video]

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Rama sërish do ti kthehej taktikës së kthyer në zakon, të përhapjes së alibive të rreme. Kësaj rradhe me Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Përgjimin që denonconte lidhjet e Agron Xhafajt me veprimtari kriminale, Rama e quajti fallco. Skandali do të sillte skandalin kur më pas u publikuan përgjime se si policia punoi në funksion të zhvlerësimit të materialit audio.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale 

[video width="1560" height="858" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/4slider-.mp4"][/video]

Edhe pse pa sukses me ngjarjet e mësipërme, Rama nuk do të ngurronte të përsëriste gafën duke mbrojtur kryebashkiakun e tij të Durrësit, Vangjush Dakon në një konferencë për shtyp. Edhe në këtë rast, alibia e Ramës u shkërmoq brenda pak ditësh.

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve 

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/5slider.mp4"][/video]

E për të ardhur tek dita e djeshme, kur PD publikoi dokumente që provojnë arrestimin, dënimin për trafik droge dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në Firence në vitin 2003, shihni çfarë qëndrimi mbajti Rama.

Bie Shkodra/ Del dokumenti i arrestimit të Valdrin Pjetrit në Itali 

I prerë në reagimin e tij, Rama ka deklaruar se deri sa të zbardhet e vërteta, rrugët e Pjetrit me PS janë plotësisht të ndara.

"Jo Valdrini, po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar f§amiljarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!" - u shpreh Rama.

Skandali Pjetri/ Organizata e Rilindjes tenton të “lajë duart” 

Në të gjitha rastet më sipër, Rama e humbi rastin për të dënuar lidhjet kriminale apo së paku për të heshtur. Ai ka dalë bllof njësoj, histori pas historie, sa tani duket sikur është formuar një patern ku kryeministri mbron të pambrojtshmen dhe del bllof brenda një harku të shkurtër kohor. Kësaj radhe ai duket se po eksperimenton me iluzionin se është distancuar nga Valdrin Pjetri, e se ai nuk ishte në dijeni për të shkuarën e kryebashkiakut të tij shkodran. Mbetet për tu parë nëse 'historia' do të përsërisë veten edhe kësaj radhe. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI