Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Lapsi.al 14 August 2019
Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori Gjergj Xhuvani.

Gjergji ndërroi jetë sot nga një atak në zemër. Ai ndodhej në Itali për xhirimet e filmit të tij të ri, dhe një natë më para kishin festuar për mbylljen e xhirimeve.  Ai u gjet pa ndjenja në dhomën e hotelit ku po qëndronte. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri 'Liqeni im'.

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

Disa nga prodhimet e tij si regjisor:

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Gjergj ishte i martuar prej vitesh me aktoren shqiptare Luiza Xhuvani. Ata kanë dhe një djalë së bashku, Kostandin Xhuvani.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI