Flash

Mia Khalifa tregon pagesat si pornostare (VIDEO)

Lapsi.al 14 August 2019
Mia Khalifa tregon pagesat si pornostare (VIDEO)

Mia Khalifa është një personazh mjaft i njohur në botën e filmave për të rritur.

26-vjeçarja punoi vetëm tre muaj si aktore pornografike dhe buja e atyre muajve ndihet ende sot, ku renditet si ndër performueset më të preferuara. Mia u bë veçanërisht e famshme pas një skene treshe, ku ajo performon me hixhab. Ishte e pa parë dhe e padëgjuar më parë dhe prandaj u bë nami.

Sidoqoftë, Mias nuk po i pëlqente më vëmendja që po merrte dhe u tërhoq nga industria në vitin 2015. Ekziston një nocion se pornografia është një karrierë shumë fitimprurëse, aq më tepër kur ke sukses të jashtëzakonshëm si Mia. Në rastin e saj, kjo s’është aspak e vërtetë. “Njerëzit mendojnë se kam bërë miliona prej pornos. Absolutisht e pavërtetë. Fitova gjithsej 12 mijë dollarë nga tre muaj në industri dhe asnjë qindarkë më shumë. Ishte e vështirë dhe e frikshme të gjeje punë pas një të shkuare në porno”- shkruan ajo në Twitter, ku promovon intervistën me Meghan Abbott. Të hiqte dorë ishte e lehtë, por të mbijetoje jo. “Mërzitesha kaq shumë kur kompani të ndryshme nuk donin të punonin me mua prej të kaluarës sime. Mendoja se s’do të gjeja kurrë një burrë si i fejuari im."- tha ajo.

 

Të këshilluara

'Avengers: Endgame', një hap larg 'Oscar'

Historikisht filmat e këtij zhanri janë munduar shumë të hyjnë në “Oscar”, por vitet e fundit ka pasur një ndryshim domethënës, falë “Avengers: Endgame”, dhe ed...

15:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI