Flash

Gigi dhe Bella Hadid vidhen, tregojnë eksperiencën në Mykonos

Lapsi.al 14 August 2019
Gigi dhe Bella Hadid vidhen, tregojnë eksperiencën në Mykonos

Supermodelja ka habitur të gjithë ditën e djeshme ndërsa ka treguar eksperiencën e tmerrshme që provoi me motrën e saj, modelen e njohur Bella Hadid, dhe dy motrat e tjera Marielle dhe Alana Hadid, në vendin më të lakmuar të momentit, Mykonos.

Në një foto të publikuar në Instagram, ajo shkruan “Mos e lejoni ‘Instagram-in’ t’ju gënjejë. Më vodhën! Nuk do të kthehem kurrë më këtu. Nuk ia rekomandoj askujt. Shpenzojini paratë tuaja diku tjetër”.

Gigi nuk ka treguar ndonjë detaj më tepër, por babai i saj Mohamed Hadid ka zbuluar çfarë ka ndodhur. Ai ka rrëfyer se gjatë kohës që vajzat kanë qenë jashtë, shtëpia e tyre me qira është vjedhur, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk është lënduar. Më tej ai ka treguar se janë vjedhur vetëm gjërat personale të Gigit dhe Bellas. Kjo deklaratë e Gigit ndryshe përkthehet edhe si miliona lekë mangësi për këtë ishull. Shumë persona që mund ti kishin planifikuar aty pushimet tashmë janë tërhequr duke ulur kështu edhe përfitimet vjetore nga turizmi për këtë ishull…

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI