Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Lapsi.al 14 August 2019
Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajate, atë të justifikimit. 

Në morinë e statuseve që botoi me këtë rast, më sinjifikativi ishte ai kur bënte të paditurin për të shkuarën problematike të atij që i la në dorë jo vetëm bashkinë e Shkodrës, por, tani së fundi edhe PS në lokale. 

Ai nxitoi të mbrohej duke thënë se kishte zgjedhur një profesionist të zotin dhe të edukuar, pinjoll të një familjeje të respektuar, për të cilin, as që i shkonte ndërmend se mund të kishte guxuar të fshihte të shkuarën e vet, duke shkelur ligjin.

Në thelb, reagimi i pritshëm i kryeministrit, i ngjan atij që bëri pasi dolën përgjimet për Saimir Tahirin. Të gjithë e kujtojnë se si shkoi deri në aludimin për një bashkëpuntor që mund të rezultonte një "vemje e padenjë për racën njerëzore", ndryshe nga ministri më i suksesshëm që pati njohur ai. Të tërë i mbajnë mend përbetimet hokarare se brenda xhuxhmaxhuxhmërisë të Ervis Roshit, nuk mbulohej asnjë e fshehtë e madhe që ta penalizonte dekriminalizimi.

Askush nuk mund t'i harrojë alibitë për përgjimet e Gjushit që s'kish bërë asgjë më tepër sesa një sallatë fjalësh.

Në të gjitha rastet kur Edi Rama është ndeshur me provat e pakundërshtueshme të lidhjes me krimin, të atyre që ka ngjitur në skalionet drejtuese të Rilindjes, ai ka luajtur rolin e të paditurit. Kështu ka bërë me Ndokën, Prengën dhe me mbi përmbi 20 të zgjedhurit që ia nxorri jashtë ligji i dekriminalizimit.

Por, pavarësisht se e shkuara që të ndihmon të lexosh të tashmen, të bën të besosh se ai gënjen edhe në rastin e Valdrin Pjetrit,  ka mundësi që, këtë herë, ai vërtet të mos e ketë ditur të shkuarën e të përzgjedhurit për Shkodrën. 

Nëse do të tentonim të bënim avokatin e djallit, do të gjenim më shumë se një arsye se përse Rama vërtet nuk ka pasur dijeni për ngjarjen e dy dekadave më parë në Firence, kur Pjetri në moshë fare të re, është arrestuar për çështje droge.

Nëse do e dinte ekzistencën e atyre letrave, që sot i djegin duart, ai kishte mundësi mos e kandidonte Valdrinin. Në votimet moniste ku rezultati ishte i sigurtë, ai në Shkodër mund të emëronte kë të donte. Aq më pak i obliguar qe, që.pas 30 qershorit, të bënte largimin mediatikisht të bujshëm të Ditmir Bushatit, për ta zëvendësuar me dikë që do t'i plaste në duar si një eksploziv me prapaveprim. 

Por, edhe nëse e besojmë alibinë e stërpërdorur të Ramës, pra përbetimin se ai nuk ka qenë në djeni, në vend që ta lehtësojë, ajo është një gjë që e rëndon pozitën e kryeministrit. Sepse, në këtë rast, kjo do të qe prova e kriminalizimit përfundimtar të PS, dëshmia se kjo organizatë ka humbur çdo filtër skarcimi ndaj banditëve, sa ata tani depërtojnë në rangjet më të larta edhe nëse shefi nuk ua ka parë letrat. Ajo tregon se partneriteti me botën e nëntokës ka përparuar deri në atë shkallë, sa socialistët kanë humbur çdo lloj vetoje dhe kontrolli për këdo që u vendosin mbi krye.

Dhe megjithëse zgjedhjet i kishte të fituara, Ramës, ortakëria me krimin i duhej edhe në 30 qershor. Të mos harrojmë se përpara kësaj date, opozita kërcënoi me shkatërrim të procesit dhe me veprime të dhunshme. Nëse Bashës dhe Kryemadhit ndërkombëtarët nuk do t'u kishin nxjerrë para syve letrat, për të cilat kanë djeni vetëm ata, ky skenar mund të kishte ndodhur. 

Dhe ndaj kësaj përplasjeje Rama mori masat. Ai për Shkodrën bëri pakt me banditët që do t'i ruanin kutitë dhe që i siguruan mbajtjen e mitingut në Shkodër. Ai kishte aleat të njëjtët njerëz që i servirën Pjetrin. Në këtë kontekst, ai nuk kishte se pse të qe i informuar për letrat e atij që partnerët okultë do ia vendosnin për kandidat, sepse ai u pati dhënë atyre çekun e bardhë, për të pasur njeriun e tyre. 

Pra në këtë histori, Edi Rama nuk është përgjegjës për faktin se ka parë apo nuk ka parë skedën e dekriminalizimit të Valdrin Pjetrit, por ai është fajtor se u ka lënë fushë të lirë atyre që nuk mund të zgjedhin një profil të ndryshëm nga ai që zgjodhën.

Prandaj, rasti i kryebashkiakut të pakurorëzuar të Shkodrës, nuk është një histori personale, që mund të trajtohet në formën e një quiz: e dinte apo s'e dinte kryeministri. Ai përbën një rastësi fatkeqe që vërteton të tërën. Ai është në vazhdën e mbi 20 rasteve të tjera të katapultimit të subjekteve të dekriminalizimit në politikë. Prandaj shfajësimi i fundit i Ramës nuk ka asnjë vlerë, sepse edhe nëse nuk dinte historinë e Pjetrit, rininë e trazuar të tij, atë episod që e ka shenjuar për gjithë jetën, ai njeh mirë ata që ia kanë servirur. 

Ai sot nuk akuzohet për fatin e Valdrinit, por se e ka përmbytur PS-në me të ngjashmit e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Bijtë bastardë të erdoganizmit

Rilindjes i takonte t'ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.  Të dy kanë këmbyer takime private, s...

17:11

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit duhet përmendur testin PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj? 1. Qytetarët që mund të ballaf...

15:30

Koha kur Edi Rama ishte kullofob

Edi Rama po tregohet i palodhur për të bindur qytetarët se Teatri Kombëtar duhet prishur, duke risjellë nëpër media deklarime dhe argumente pro shembjes së tij,...

14:00

BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor

Qeveria gjermane e mblodhi takimin e Berlinit për të prerë bisedimet prapa-skene midis Vuçiçit dhe Thaçit, mbi një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të terr...

12:36

Ilir Meta, një armik që na duhet

Sa më shumë që po luftohet nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe so...

13:49

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullo...

10:53

A i duhet besuar Albin Kurtit?

“A duhet t’i besojmë Albin Kurtit”, tash e një kohë kjo është pyetja që më bëhet më së shpeshti prej njerëzve të pavarur politikisht, prej atyre që ose dalin në...

17:49

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43