Flash

Rusia zotohet se do të krijojë armë të reja bërthamore

Lapsi.al 13 August 2019
Rusia zotohet se do të krijojë armë të reja bërthamore

Shefi për çështje bërthamore në Rusi, është zotuar se ky shtet do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, teksa janë varrosur pesë studiues që kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore.

E përditshmja amerikane, "The New York Times", ka thënë më 12 gusht, duke cituar në kushte anonime disa zyrtartë amerikanë të inteligjencës, se Rusia duket se ka qenë duke testuar “një lloj të ri të raketës bërthamore” dhe se shpërthimi “mund të jetë një nga aksidentet më të këqija bërthamore në rajon pas Çernobilit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara, “janë duke mësuar shumë nga shpërthimi”.

Duke iu referuar një rakete që dyshohet se ishte duke zhvilluar Rusia, Trump ka thënë se “shpërthimi ka shqetësuar shumë njerëz për ajrin, objektin dhe aspekte tjera”.

 Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë fillimisht se si pasojë e shpërthimit kanë vdekur dy persona dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Mirëpo, agjencia për fuqi atomike e kontrolluar nga shteti, Rosatom, ka pranuar se pesë punëtorë kanë vdekur, dhe tre janë plagosur.

Shpërthimi ishte përcjellë me një rritje të shkallës së rrezatimit në Severodvinsk, që gjendet rreth 40 kilometra në lindje të zonës së testimit, mirëpo sipas zyrtarëve një gjë e tillë nuk përbën rrezik.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka insistuar se nuk ka pasur rrezatim dhe nuk ka identifikuar llojin e raketës që ka qenë duke u testuar.

Edhe në të kaluarën, Rusia ka mbajtur të fshehura incidentet e mëdha, duke përfshirë shpërthimin e centralit bërthamor të Çernobilit, që në ditët moderne gjendet në Ukrainë. Ky njëherësh konsiderohet incidenti më i keq bërthamor në histori.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI