Flash

Ku gabojnë Calavera dhe OMN për reformën në drejtësi?

Lapsi.al 13 August 2019
Ku gabojnë Calavera dhe OMN për reformën në drejtësi?

Në një intervistë më 8 gusht, për Zërin e Amerikës, Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi:

“Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, vetingut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethënëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim si konfirmimin se vetingu po trondit themelet e sistemit të korruptuar.”

Kjo është një deklaratë e jashtëzakonshme nga i njëjti person që në shkurt 2017 deklaroi se “i vetmi zë që do të komentojë punën tonë është [zëri] i publikut” dhe se ajo vetë, pra Calavera, nuk do të binte pre e “politizimit.”

Shumë gjëra paskan ndyshuar nga koha e këtyre deklaratave të mëparshme!

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se kuadri ligjor, me të të cilin po funksionon reforma në drejtësi, është i kalbur deri në rrënjë. Çdo afat i mundshëm i parashikuar nga Kushtetuta është shkelur.

Vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, një situatë krejtësisht e pallogaritur dhe e paparashikuar kur u miratua reforma.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u zgjodhën pa përfunduar vetingun. Disa prej tyre u shkarkuan në  nivelin e apelit të vetingut, por ndërkohë kishin marrë pjesë në vendime të rëndësishme të këtyre institucioneve.

Në shkelje të Kushtetutës është vendosur që anëtarët e Gjykatës së re Kushtetuese dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) nuk do të kenë nevojë ta kalojnë vetingun. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) duket se ka miratuar një rregullore që lejon zgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën e Lartë pa veting.

Të gjitha këto paraqesin rrezik të madh për besueshmërinë e reformës në drejtësi, në një kohë kur besimi i shqiptarëve te Bashkimi Evropian ka rënë ndjeshëm.

Megjithatë, Ruiz Calavera mendon se të gjitha pretendimet janë “të pabaza”. Ndërsa unë mendoj se faktet flasin me zë të lartë dhe qartë. Këto fakte e drejtojnë gishtit drejt Komisionit Evropian joprofesional dhe të paaftë, bashkë me të gjithë “asistencën” e tij, si dhe drejt qeverisë së prirur për ta kapur gjyqësorin. Qeveria me siguri që do ta arrijë këtë qëllim, pasi aktualisht ka shumicën e nevojshme në Parlament, pasi i plotësoi vendet e opozitës, pas lënies së mandateve, me individë të dëshpëruar për ca përfitime financiare dhe imunitet.

Ndryshe nga sa mendon Ruiz Calavera, ata që kritikojnë reformën në drejtësi nuk e bëjnë këtë ngaqë u janë tronditur “themelet e sistemit të korruptuar”. Përkundrazi, kritika rrjedh—të paktën në rastin tim—nga një shqetësim i vërtetë për qëndrueshmërinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për efektet negative afatgjata që mund të ketë për vendin zbatimi i gabuar dhe i politizuar i reformës në drejtësi.

Ky ndoshta është edhe më tepër sesa shqetësim. Është frikë se reforma në drejtësi do të jetë kthyer në një mjet për të krijuar shtetin njëpartiak.

Fatkeqësisht, deklaratat e zonjës Ruiz Calavera janë një shembull ilustrues i asaj që unë e kam quajtur “Reformizmi Drejtësist“. Një besim i gënjeshtërt se ata që tregojnë prova faktike të dështimit të politikave janë të korruptuar.

Ky është i njëjti lloj besimi që bëri që shumë studiues “heretikë” të digjeshin në zjarr.

Ideja e zonjës Ruiz Calavera se do të ishte “e papranueshme” çdo lloj goditjeje ndaj saj, apo ndaj misionit ndihmës që ajo administron, në thelb tregon se ajo pretendon se ata janë të pagabueshëm—sikur papët dhe kardinalët e Komisionit Evropian, në gjithë mençurinë e tyre, të kishin urdhëruar zbatimin e ligjeve të përjetshme në tokat përtej kontinentit “të tyre”.

Po të mos ishte kaq e parashikueshme, arroganca e një deklarate të tillë do të kishte qenë tronditëse.

Exit.al/ Vincent W.J. van Gerven Oei

Të këshilluara

Si të çlirohet Kosova, sërish?

Si të çlirohet Kosova, sërish? 1. Në Meksikë ekziston prej kohësh një barsoletë që në formën më të thjeshtësuar e shpjegon përvojën e qytetarëve të atij v...

14:16

Viktima të Digitalbit apo të vetes sonë?

Nga Ermal Mulosmani Dje paradite u bë publik një lajm sipas të cilit pronarët e Klan dhe Digitalb nuk e mbyllën pazarin për të vijuar transmetimet në platfor...

14:53

Bamirësi që njoha unë, Xhorxh Soros

Nuk e kam takuar ndonjëherë Soros! E njoh vetëm nga thashethemet politike të vendit tim dhe nga motori i kërkimit të Google. Sigurisht që Soros nu...

13:26

Ema Andrea do ndihesh xhuxhmaxhuxhe

Me habiti nje nga artistet qe eshte per prishjen e teatrit kur thote se dua teater te ri dhe asnje centimeter me pak se sa i vjetri! Ka mese nje vit qe nuk po b...

15:39

E tha: Mos bëni sikur nuk e dëgjuat

Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minora...

21:08

Kanabizimi, Gërdeci i kësaj qeverie

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra - tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore....

22:45

Kush po e masakron Elisa Spiropalin?

Elisa Spiropalit nuk i janë vënë me bukë në trastë vetëm opozitarët që e akuzojnë për kohën kur ishte drejtoreshë doganash, për tenderat në ujësjellësin e Fieri...

14:53

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI