Flash

Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Lapsi.al 13 August 2019
Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Pak  javë më parë Katy Perry dhe labeli në të cilin ajo bën pjesë u shpallën fajtor për kopjimin e këngës së saj “Dark Horse”.

Së fundmi këngëtarja është përballur me një tjetër akuzë shumë të rëndë, këtë herë nga një model që ka marrë pjesë në këngën e Karty “Teenage Dream”. Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj. Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak. Më tej ai ka rrëfyer në postimin e tij në ‘Instagram’: “Pas ditës së parë të xhirimeve Katy më ftoi në një ‘club’ striptizmi në Santa Barbara. Unë nuk pranova dhe i thashë se duhej të kthehesha në hotel për të pushuar”.

Gjithashtu Josh ka treguar se një ditë këngëtarja i kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar. Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit. “E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli. Ndërsa shoqëria e këngëtares i kanë dalë asaj menjëherë në mbrojtje duke thënë se Katy Perry nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë. Ata thonë se Josh e ka dashuruar këngëtaren dhe duke qenë se nuk mundi ta bënte për vete tashmë shpik këto histori. Megjithatë ende nuk dihet e vërteta dhe vetë Katy nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje.

 

Të këshilluara

Drake ,këngëtari me më shumë albume

“Care Package” e bëri Drake të ketë albumin e nëntë numri një në klasifikimin Billboard 200. Albumi përmban 17 këngë, shumë prej të cilave nuk janë publikuar...

10:13

Këngëtaret më të kërkuara në Wikipedia

“Wikipedia” është një ndër krijimet që të hyjnë më shumë në punë në internet, pasi të jep mundësi të njohësh mirë botën e muzikës, dhe jo vetëm, e të përshkosh ...

17:00

Kylie Jenner shfaqet nudo (FOTO)

Kylie Jenner ka festuar 22-vjetorin e lindjes në brigjet e Italisë. Pjesëtarja e familjes më mediatike në SHBA, “influencer” dhe biznesmenia organizoi një fe...

13:45

Taylor Swift shfaqet e dehur (VIDEO)

Taylor Swift është rikthyer në tregun muzikor duke rezultuar e suksesshme me produksionet e saj. Gjithashtu ajo ka qenë shpesh në vemëndjen e mediave për shk...

12:50

Shpallen çmimet e Teen Choice Awards

Një tjetër vit, një tjetër “Teen Choice Awards” epik me triumfin e “Marvel” dhe “Riverdale”. Prezantuar nga Lucy Hale dhe David Dobrik, edicioni i 2019-s...

11:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI