Prezantuar nga Lucy Hale dhe David Dobrik, edicioni i 2019-s u zhvillua në Hermosa Beach, Kaliforni, ku u vlerësuan në shumë kategori filma, seriale dhe muzika.
“Avengers: Endgame” pati shumë arsye për të festuar, me Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson që u vlerësua si aktorët më të mirë, por edhe vetë filmi mori shumë çmime.
Në seksionin e muzikës, Shawn Mendes ishte ylli i mbrëmjes. Ndërsa Taylor Swift u vlerësua me çmimin “Ikona e vitit”.