Së dyti, në faqen on line të bashkisë nuk ka snjë njoftim për aktivitetin e 15 korrikut. Pra Kryetari i Tiranës edhe do të ngulë një monument në mënyrë klandestine edhe nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë akt, për të cilin ai ka dhenë leje.
Së treti, kur është pyetur nga Zëri i Amerikës zëdhënësi i bashkisë ka gënjyer duke thënë se për këtë aktivitet duhet të pyetet Ministria e Jashtme. Megjithëse media amerikane ishte e bindur se emrat e rrugëve, parqeve dhe lejen për ngritje memorialësh janë kompetencë e bashkisë, ajo iu drejtua edhe këtij institucioni. Përgjigjja diplomatike qe: ‘Nuk jemi marrë ne me këtë punë”.
Ping pong bashki qeveri/Askush se mban përgjegjësinë për monumentin që Erdogan ngriti në Tiranë
Pra është e qartë siç tregohet edhe nga prezenca e nënkryetarit të bashkisë mazniku se këtë gjë për të cilën i vjen turp që e ka bërë, e ka vendosur dhe vulosur Lali Eri. Natyrisht ai ka qenë vetëm zbatuesi sepse urdhrin dyshohet që e ka dhenë Edi Rama, i cili tre ditë pas ceremonisë së 15 korrikut, fluturoi për një drekë private në rezidencën e Erdogan në Marmara. Por, interesante është të shihet si po përdoret kryeqyteti, për një gjë për të cilën drejtuesit të tij i vjen turp dhe mundohet të fshihet. Interesante gjithashtu në këtë histori është të vëzhgohet aftësia manipuluese e Veliajt po aq dhe instikti i tij për të mos u afishuar me lajmet që i bëjnë dëm. Fakti se edhe mbështetës të flaktë të kësaj shumice u revoltuan me këtë akt të fshehtë prej skuthash, tregon se kryebashkiaku e dinte se kjo do të ndodhte. Ai e ka parandjerë se një gazetare antiberishiste si Albana Xhara do të shkruante se kjo që ka ndodhur është turp për çdo shqiptar: “Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur – të Erdoganit është kulmi i turpit. Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton”.
ceremonia e 15 korrikut tek liqeni
Kritiku i opozitës, shkrimtari Gazmend Kapllani do të bënte thirrje për shkuljen e monumentit: “Gjera te tilla te vjen turp ti lexosh nga larg. Imagjino sa peshtire duhet te jete ti perjetosh nga afer. A ka mundesi te shkulet sa me pare nje monument i tille turpi megjithe ata kryet qe e ka vene aty duke perdhunuar qytetin dhe qytetaret Shqiptare kudo qe ndodhen (dhe shume qytetare demokrate Turq gjithashtu)? Ca lloj fare eshte kjo qe na mbiu, qe prishin ndertesat e arkitekteve te shquar Italiane dhe i ngrene monumente - jo popullit Turk me te cilin na lidhin nje mije fije - por Sulltanit despot?
Rast unik në botë, Veliaj ngre memorial për të rënët në mbrojtje të Erdoganit
Kudo postimet në rrjetet sociale po vlojnë. Ndërsa Erion Veliaj u mundua edhe njëherë të fshihte kokën si struci, për atë që ka vendosur vetë, pak rëndësi ka si lake i urdhëruar nga Rama, apo me kokën e tij. ©lapsi.al