Flash

I doli emri në videon për rastin "Zhvatja", vjen reagimi i Zoran Zaev

Lapsi.al 10 August 2019
I doli emri në videon për rastin "Zhvatja", vjen reagimi i

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mohon të jetë përfshirë në skandalin e njohur si “reketi” ku dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva. Dy bashkëpunëtore të Janevës i kanë marrë afaristit, Orce Kamçev 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga paraburgimi lidhur me një aferë tjetër korruptive me godinën e VMRO-së opozitare.

Lidhur me këtë skandal, një gazetë italiane, “La Verita”, ka publikuar video incizime në të cilat shihen protagonistët e skandalit duke marrë paratë e premtuar ndërsa në një prej tyre dëgjohet një bashkëpunëtor i Janevës se si i premton se për këtë çështje ka biseduar dhe do të bisedojë edhe me kryeministrin, Zoran Zaev që të mos ketë probleme lidhur me këtë aferë.

“Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë këto gënjeshtra apo çfarëdo qoftë lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja.

Pres që hetimet për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejtë dhe fajtorët të dalin para ligjit. Përgjegjësit apo trilluesit dhe ata që bëjnë gjithçka për të shpëtuar, nuk mund të hiqen si viktima. Ato që thuhen në audio-përgjim janë gënjeshtra dhe marrëzi të qëllimshme për të përforcuar pozicionin dhe fuqinë para bashkëfolësit ”, ka shkruar Zaev në llogarinë e tij në Facebook..

Në audio-përgjimin që është publikuar këtë të shtunë, dëgjohet se si Bajon Jovanovski i njohur si Boki 13 e që është edhe pronar joformal i një televizioni, afaristi Orce Kamçev dhe prokurorja speciale Katica Janeva, janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Jovanovski flet per miqësinë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe fotot që ai ka bërë me të në studiot televizive.

Partia opozitare, VMRO DPMNE edhe njëherë ka dalë me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe arrestimin e kryeministrit, Zoran Zaev dhe të prokurores, Katica Janeva. Opozita akuzon edhe prokurorinë publike se qëllimisht po zvarrit hetimin për këtë skandal.

“Në një situatë të tillë, mbetet dyshimi se i gjithë procesi hetimor nga prokuroria është një farsë e madhe që synon mbrojtjen e zyrtarëve të lartë që janë pjesë e krimit. Duke lënë aq shumë hapësirë për shkatërrimin e provave, nuk është hetim, por shkatërrim i tij”, thuhet në reagimin e opozitës maqedonase./REL

 

Të këshilluara

SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

SHBA-ja akuzoi zyrtarisht Kinën për dobësimin e monedhës së saj, ndërkohë që ajo kaloi pragun simbolik prej 7 juanëve për një dollar, një veprim që ka rritur te...

15:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI