Flash

SHBA dhe Evropa, thirrje Rusisë të tërheqë forcat nga Gjeorgjia

Lapsi.al 9 August 2019
SHBA dhe Evropa, thirrje Rusisë të tërheqë forcat nga

Shtetet e Bashkuara dhe pesë vendet evropiane shënuan 11 vjetorin e luftës pesë-ditore midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, dhe i kërkuan Moskës që të tërheqë forcat e saj ushtarake në pozicionet e mbajtura në Gjeorgji.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Belgjikës, Estonisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë, në Kombet e Bashkuara, shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Deklarata u lëshua pas një seance të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne nuk do të ndalemi së punuari derisa Rusia të përfundojë pushtimin e territorit sovran Gjeorgjian”, thuhet në deklaratë.

Përmes një deklarimi të veçantë, Departamenti amerikan i Shtetit i kërkoi Rusisë të revokojë njohjen e “të ashtuquajturës pavarësi” të dy rajoneve të shkëputura nga Gjeorgjia, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Më 2002, Kremlini filloi dhënien e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve Abhazi dhe Oseti e Jugut – një politikë që ndihmoi në rritjen e numrit të mbajtësve të pasaportave ruse atje nga rreth 20 përqind në më shumë se 85 përqind të popullsisë, shkruan rel.

Pastaj, kur Rusia filloi luftën kundër Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, Kremlini justifikoi vendosjen e forcave ushtarake ruse në Abhazi dhe Osetinë e Jugut duke thënë se ato forca ishin të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e Rusisë në rajonet separatiste.

Të këshilluara

SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

SHBA-ja akuzoi zyrtarisht Kinën për dobësimin e monedhës së saj, ndërkohë që ajo kaloi pragun simbolik prej 7 juanëve për një dollar, një veprim që ka rritur te...

15:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI