Ish-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnki, u përfshinë në një skandal që la gjurmë në historinë e Amerikës.
Producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë këtë histori në sezonin e radhës së serialit, i cili do të titullohet “Impeachment” dhe do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton. Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdheniet intime me Clinton.
Roli i Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein dhe vetë Lewisnki do të jetë producente. Seriali pritet të transmetohet më 27 shtator të vitit 2020.