Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

"Prishe teatrin", projekti i Ramës dhe rasti i Ugandës

Lapsi.al 7 August 2019
"Prishe teatrin", projekti i Ramës dhe rasti i Ugandës

Gjatë vitit të fundit kam ndarë përvoja të ndryshme botërore me ndërtesa të vjetra teatrosh, disa ndërtuar nga pushtues që para Luftës II Botërore.

Dhjetëra teatro të rinovuar e rindërtuar, pas rrënimit nga koha ose zjarri; ose ndërtuar nga e para, pasi janë shembur nga tërmetet apo bombardimet; ose të zgjeruar sipas nevojave të kohës, pa u zëvendësuar nga teatrot e rinj, të ndërtuar mu përbri tyre, nga Vroclavi, Praga e Shkupi e kudo në Europën Lindore.

Gjatë 21 viteve që kanë kaluar nga mbyllja e parë e Teatrit Kombëtar, me urdhër të ish-ministrit të Kulturës Edi Rama, nuk kam hasur askund tjetër në Europë përvojë si kjo që po ndodh me Teatrin Kombëtar.

Vitin e kaluar, duke kërkuar informacione për ndërtimet e bëra nga kolonizatorët italianë në Libi, Greqi e Afrikë, në gjysmën e parë të shekullit XX, zbulova dhe ndava përvojën e shkëlqyer të Asmarës, kryeqytetit të Eritresë, një vendi skajshmërisht të varfër e diktatorial në Afrikën Lindore, që ka ruajtur të paprekur qendrën historike dhe, për këtë arsye, ka siguruar në vitin 2016 statusin e “trashëgimisë botërore” nga UNESCO.

Më poshtë po sjell shembullin e teatrit kombëtar të Ugandës.

Uganda, një tjetër vend i varfër i Afrikës Qendrore, pa dalje në det, u kolonizua nga britanikët në fund të shekullit XIX dhe e fitoi pavarësinë vetëm në vitin 1962.

Në vitin 1959, britanikët krijuan me ligj dhe ndërtuan Qendrën Kombëtare të Kulturës në Kampala, kryeqytet i vendit. Pjesë e këtij kompleksi, që shtrihej në mbi 14 600 m2, ishin Teatri Kombëtar, një parking me 120 vende, Fshati i Zanateve dhe një restorant. Qendra Kombëtare e Kulturës kishte (dhe ka) në administrim edhe një galeri artesh, në një truall tjetër.

 

Image

 

Deri në vitin 2007, kur u bë një meremetim i fasadës, Teatri Kombëtar nuk njohu ndërhyrje të tjera restauruese, apo modernizuese.

Në vitin 2016, Qeveria miratoi një dokument të titulluar Koncepti i Rizhvillimit të Qendrës Kombëtare të Kulturës të Ugandës, i cili propozonte një projekt rreth 100 milion dollarësh, që përfshinte ndërtimin e kullave 36-katëshe, mbi truallin e Teatrit Kombëtar, njërës prej 51 ndërtesave të trashëgimisë historike të Kampalas.

Qeveria e justifikonte vendimin e saj për shembjen e Teatrit Kombëtar me pretendimet se:

Çatia e rrafshët e sallës ishte e papërshtatshme me klimën tropikale të vendit dhe kishte rrjedhje uji.

Çatia e skenës përmbante asbest, që duhej hequr e zëvendësuar me diçka të padëmshme.

Skena ishte e vogël për prodhime të mëdha skenike.

Salla me vetëm 377 vende ishte e vogël për kërkesat e kohës.

Parkingu ishte i keqpërdorur, pasi kishte vetëm 120 vende, ndonëse zinte mbi 4 mijë metër katrorë.

Tualetet ishin të vjetër dhe duhej rinovuar rrjeti i ujërave të zeza.

Duket si film i parë nga ne, apo jo? I tillë duket edhe vazhdimi.

Nisur nga këto pretendime, Qeveria propozonte ndërtimin e një qendre të re kulturore, me 4 salla, zyra, apartamente, disa restorante, qendër të zanateve, qendër të mjekësisë tradicionale, sallë ekspozitash, laborator të arteve vizuale, galeri arti, qendër gjuhësh, sallë konferencash, parking, një hotel me 5 yje dhe zyrat e Ministrisë së Kulturës.

Image

Mbi të gjitha, në vend të të ndërtesës ikonike në formë pianoje të teatrit, që qeveria ugandeze e shpalli “simbol të kolonizatorëve britanikë”, propozohej ndërtimi i kullave në formën e një “adungu”, një instrument me tela, tradicional i Ugandës veriperëndimore.

Asgjë nga këto pretendime e premtime nuk i bindi artistët e teatrit dhe muzikës në Uganda. Ata deklaruan se projekti bëhej për t’i shërbyer interesave private të “bizneseve të lidhura me politikën”, se Teatri Kombëtar mund të rinovohej me shumë pak shpenzime, dhe e sfiduan qeverinë të publikonte titujt e pronësisë mbi truallin, për të provuar se nuk e kishte shitur tashmë.

Polemikat vazhduan në publik për gjashtë muaj me radhë, por, në ndryshim nga sa ndodhi e po ndodh në Shqipëri, artistët nuk u detyruan të dalin në protesta të përnatshme, apo të pushtonin teatrin.

Në qershor 2017, qeveria ugandeze deklaroi se të gjitha lajmet e përhapura në media për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave ishin të rreme dhe se kjo fushatë ishte bërë qëllimisht për t’i nxitur artistët t’i kundërviheshin asaj (qeverisë).

Qeveria shpalli planin e rinovimit të plotë të Teatrit Kombëtar, me një kosto prej rreth 730 mijë dollarësh, të financuar tërësisht nga buxheti, dhe ky projekt u realizua brenda 6 muajsh.

Diçka më shumë se një vit pas fillimit të polemikave, në fund të vitit 2017, Teatri Kombëtar i Ugandës u rihap për publikun./Kastriot Cipi/ Exit.al

Të këshilluara

Ilir Meta, një armik që na duhet

Sa më shumë që po luftohet nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe so...

13:49

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullo...

10:53

A i duhet besuar Albin Kurtit?

“A duhet t’i besojmë Albin Kurtit”, tash e një kohë kjo është pyetja që më bëhet më së shpeshti prej njerëzve të pavarur politikisht, prej atyre që ose dalin në...

17:49

Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare

Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standart: “Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon...

17:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43