Flash

Pagat marramendëse/ Sa fitojnë Mesi, Ronaldo, Grizman, Neymar...

Lapsi.al 7 August 2019
Pagat marramendëse/ Sa fitojnë Mesi, Ronaldo, Grizman, Neymar...

Në merkaton e kësaj vere nuk janë vetëm brerjet mbi 200 milionëshe ato që po trondisin tregun e futbollit botëror, por edhe pagat të cilat klubet u paguajnë futbollistëve të tyre më të mirë.

Lionel Messi ka pagën javore bruto  më të lartë. Barcelona për Messin shpenzon më shumë se 52 milionë euro.

I dyti në listë është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili fiton bruto 49 milionë euro.

I treti në listë është Antoine Griezmann, lojtari më i ri i Barcelonës. Francezi ka ruajtur të njëjtën pagë si tek Altletiko që do të thotë se katalunasit do të shpenzojnë në vit për Griezmann mbi 42 milionë euro.

Pas Griezmann në listë është rekordi i PSG, Neymar për të cilin po flitet se do të kthehet tek Barcelona gjatë kësaj vere. Neymar ka pagë vjetore mbi 39 milionë euro.

Pagë të majme ka edhe sulmuesi uruguain i Barcelonës, Luis Suarez mbi 36 milionë euro.

Lista e superpasanikëve të futbollit vazhdon me Gareth Bale’in e Real Madridit, i cili po ashtu arkëton rreth 35 milionë euro, Alexis Sanchez i Manchester United me mbi 29 milionë euro dhe Philippe Coutinho i Barcelonës me mbi 29 milionë euro.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI