Flash

Sulmet në Teksas dhe Ohio, Trump: Dënojmë racizimin dhe supremacinë e të bardhëve

Lapsi.al 5 August 2019
Sulmet në Teksas dhe Ohio, Trump: Dënojmë racizimin dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dënuar “racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e bardhë” në një fjalim pas të shtënave masive që lanë 29 të vdekur në Teksas dhe Ohio.

Ai bëri thirrje për reforma të shëndetit mendor në kontrollin e armëve, si edhe për dhënien fund të dhunës në shoqëri dhe dënimin me vdekje për ata që qëndronin pas sulmeve. “Shëndeti mendor dhe urrejtja tërheqin këmbëzën, jo armën”, u shpreh Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk shprehu mbështetje për masat e kontrollit të armëve të propozuara në Kongres. Kujtojmë se 29 persona u vranë në dy sulme gjatë fundjavës. Një sulm në një dyqan Ëalmart në El Paso, Teksas, i mori jetën 20 personave ndërsa nëntë të tjerë humbën jetën në një tjetër sulm në Dayton, Ohio.

Një 21-vjeçar u arrestua në lidhje me sulmin në Teksas dhe besohet se ai kishte postuar online një dokument ku e quante sulmin një reagim ndaj ‘pushtimit’ latin të shtetit. Motivet e autorit të sulmit në Ohio, që vrau motrën e tij dhe tetë persona të tjerë të dielën, para se të qëllohej për vdekje edhe ai nga policia, janë ende të paqarta.

Rasti i fundit, besohet se është i teti më vdekjeprurësi në historinë moderne të SHBA-së dhe ndodhi në një qytet ku pjesa më e madhe e popullatës, ka prejardhje latine. Përveç viktimave, në sulmin në Ëalmart, u lënduan edhe 26 persona.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI