Flash

Pas performancës në Sunny Hill Gashi publikon këngën e re

Lapsi.al 5 August 2019
Pas performancës në Sunny Hill Gashi publikon këngën e re

Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur Gashi ngriti në këmbë publikun në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Të gjithë kënduan njëzëri me reperin këngët e tij të bëra tashmë hite dhe video e Gashit me Dua Lipën teksa kërcenin “Vallen e Tropojës” bëri xhiron e rrjetit.

Pak më parë, reperi ka lajmëruar në profilin e tij në Instagram se ka një surprizë të bukur për të gjithë fansat.

Vetëm një ditë pas performancës elektrizuese në “Sunny Hill”, Gashi ka lançuar këngën e tij më të re të titulluar “Never Forget”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Kujtojmë se Gashi është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm në botë, karriera e të cilit është në ngjitje. Që prej fillimeve të tij, ai nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë origjinën shqiptare, për të cilën është shprehur se ndihet tepër krenar.

Të këshilluara

R Kelly-t i refuzohet lirimi me kusht

Ylli i R&B, R Kelly ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat e sulmeve seksuale me vajza të mitura. Gjatë seancës gjyqësore në Nju Jork, këngëtarit 5...

10:08

ASap Rocky lirohet nga burgu

A$AP Rocky është lënë i lirë. Vendimi erdhi në fund të ditës së tretë të procesit gjyqësor, pas akuzave për një sulm në Suedi. Reperi u arrestua pas një videoj...

14:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI