Flash

Fakti/ Ilir Meta i shpall luftë jo vetëm Ramës po edhe oligarkëve të tij

Lapsi.al 3 August 2019
Fakti/ Ilir Meta i shpall luftë jo vetëm Ramës po edhe
Ilir Meta me sa duket e ka kuptuar se çinstalimi i pushtetit të Ramës është i pamundur, pa goditur edhe aleatin e tij më të madh:  ata 8-10 biznesmenë që ka pranë dhe me të cilët është futur në një ndarje pushteti dhe parash. Me një status të fundit, duke përmendur një nga ligjet me skandaloze të rilindjes të cilin presidenca e ktheu mbrapsht, atë për përgjysmimin e tatimit mbi dividentin në dhjetor të vitit që shkoi, ai ka dashur të tregojë se Rama është i komanduar nga interesat e oligarkëve. Në dhjetor 2018, qeveria çoi me urgjencë në kuvend një projektligj që e zbriste tatimin mbi dividentin (pra të ardhurat që kalon në llogarine e tij çdo aksioner pasi ka paguar tatimin e fitimit dhe ka kaluar fitimin e një ndërmarrjeje në llogari të tij) nga 15% në 7%. Përveçse kjo ishte një manovër aspak e moralshme, pasi bëhej në një kohë kur pabarazitë në vend po thellohen (prandaj më të pasurit në vend që të lehtësohen nga taksat duhet të paguajnë dhe më shumë), pasi kryehej në një kohë kur qeveria pretendonte se nuk kishte para për studentët dhe banorët e Astirit, ajo ishte edhe e paligjshme. Lexo më tej për këtë temë: Andi Bushati: Taksat që Rama po i fal oligarkëve Ligji i Edi Ramës nuk mjaftohej të lehtësonte taksimin për më të pasurit, por ai e shtrinte këtë edhe në vitet pararadhëse. Pra çdo biznesmeni që nuk e kishte ndarë dividentin për vitin 2015, 2016, 2017, këto para i bëheshin dhuratë përpara vitit të ri.Presidenca e ktheu mbrapsht këtë manovër skandaloze, me arsyetimin se “binte në kundërshtim flagrant me nenin 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin e lehtësuar fiskal preferencial me efekt prapaveprues”. Por, Rama ishte i vendosur që të prodhonte një ligj me efekt prapaveprues së faljes së taksës dhe ai e bëri këtë si një elefant në dyqanin e kristaleve. Në pasditen e 20 dhjetorit ish kryetari i komisionit të Ekonomisë që luan rrolin e të pakorruptuarit, Erion Braçe mblodhi në mënyrë klandestine komisionin e ekonomisë, pa lajmëruar opozitën që shkonte akoma në kuvend, pa thirrur sipas rregullit juristët e presidencës që kishin bërë argumentimin e rrëzimit të ligjit dhe pa përfillur afatin 48 orësh që lihet kohë në këto raste. Ai vendosi vetëm me votat e PS, rrëzimin e dekretit të presidentit. Në ora 20 00 të po të njëjtës ditë, Taulant Balla e depozitoi ligjin në sekretarinë e kuvendit që normalisht nuk ishte më në orar zyrtar. Dhe në ora 22 00 të natës të së enjtes së 20 dhjetorit, deputetët e Edi Ramës ngritën duart për herë të dytë për të ulur dividentin nga 15% në 8% duke i falur miliona euro një grushti oligarkësh.

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Pikërisht kësaj historie skandaloze i është rikthyer këtë fundjavë Ilir Meta për të ilustruar imoralitetin arrogant të qeverisjes së Ramës dhe bashkëqeverisjen e tij me bandën e PPP-ve. Por ai ka shkuar edhe më tej. Sipas një koncepti të njohur, të shprehur më se miri në librin voluminoz  të Naomi Klein, “Doktrina Shok”, që argumenton se idhtarët e e kapitalizmit ultraliberal prodhojnë kriza të thella, për të shkatërruar shtetin dhe ligjet në mënyrë që korporatat dhe një grup të pasurish të përfitojnë sa më shumë, presidenti argumenton se kësaj pakice të pasur i intereson kaosi i sotëm institucional në Shqipëri. Lehtësimi i oligarkëve nga taksat/ PRO dhe KUNDER “Kësaj pakice, që nuk ka asnjë lloj ideologjie i intereson vetëm shpikja e konflikteve të pafund në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të zhvishen çdo ditë nga të drejtat e tyre të fituara me aq sakrifica çdo ditë dhe të kthehen skllevër në atdheun e tyre”. Pra sipas tij pas konfliktit aktual fshihen oligarkët e Ramës. Ilir Meta ende nuk ka filluar ti përmendë ata me emra, por me sa duket ai po mendon edhe për këtë hap. E ka filluar me një propozim: le të hetohet se kush përfitoi (pra edhe kush qëndronte nga pas) nga ligji për uljen e dividentit nga 155 në 8%. Le të hetohet se kush i çoi në llogari të tij paratë e përfituara nga efekti prapaveprues që e ndalon kushtetuta. Atëherë do të jetë më e qartë se kush qëndron prapa Ramës dhe e frymëzon atë për mbajtjen gjallë të konfiktit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI