Flash

Viktima të Digitalbit apo të vetes sonë?

Lapsi.al 2 August 2019
Viktima të Digitalbit apo të vetes sonë?

Nga Ermal Mulosmani

Dje paradite u bë publik një lajm sipas të cilit pronarët e Klan dhe Digitalb nuk e mbyllën pazarin për të vijuar transmetimet në platformën Digitalb për Televizionin Klan dhe Klan Plus.

Shumë nga abonentët pyesnin në komentet e portaleve çfarë do të ndodhë me abonimet e tyre në Digitalb. Ne jemi kaq qesharakë sa që pyesim portalet për vendimin që  ka marrë një i tretë ndaj nesh. E keni vënë re që një nga emisionet më të shikuar të mëngjesit vazhdon të jetë Bashkim Hoxha me “Koha për tu zgjuar”? Ne nuk shkojmë tek Bashkia për hallet tona por te Bashkimi. Ne ankohemi aty për ikjet e dritave, vjedhjet e pronave, çmimin e ujit, pastrimin e plehrave, Digitalbin, ndarjen e gocës,urimin e momës, integrimin, komplotet ndërkombëtare, tërmetet etj etj. Bashkimi është dëgjuesi më i mirë në këtë vend. Ai nuk e mbyll telefonin asnjëherë, ai të dëgjon, bëhet pjesë e hallit tënd me gjeste miratimi. Telefonuesi kënaqet, Bashkimi po e po. Edhe audienca kënaqet. “E bëri mut në televizion”-thonë dhe fërkojnë duart. Ky është televizori i hallexhinjve. Ata jetojnë në botën e tyre.

Ndonjëri prej nesh, dikur,  edhe e çon bythën nga vendi kur kalojnë tre ditë në hall dhe shkon te OSSH-ja, OST-ja, SMT-ja, KMF-ja etj . Por kjo ndodh pasi ka bërë pesë statuse në FB dhe ka menduar se dikush do të shqetësohet për fatin e tij. Provon fatin te Bashkimi dhe në fund niset vetë, atje, tek institucioni përgjegjës për hallin…

Ndërkohë, Drejtorët përgjegjës për hallin e tyre janë në një botë paralele. Ata zgjohen vonë nga teprimi i natës së shkuar me alkool dhe gjëra të tjera dhe nuk e kapin zakonisht orarin e mëngjesit.

***********************

E kështu, edhe dje, komentuesit  kërkonin llogari portaleve se pse Digitalbi dhe Klani nuk gjetën akordin dhe kush do t’i rimbursojë paratë e tyre…

Mamaja ime më mori në telefon nga Anglia: “Unë sapo e bleva kartën njëvjeçare se në Angli veç Klanin shoh”- më hakërrehej në telefon. “Si të të ndihmoj” e pyeta për t’ia ulur pak vrullin. “Maskarenjtë” – vazhdoi ajo kur u kujtua që nuk është faji im.

Me kaq e mbylli…

Sapo ajo e mbylli telefonin unë e kuptova që Digitalbi ka të drejtë. Po po, ka të drejtë. Përderisa ne rrimë duke u ankuar me njëri tjetrin, duke shfryrë në FB e te Bashkimi, pse mos të veprojë kështu Digitalbi?

Se mos është hera e parë. Vite të shkuara Digitalbi mori një vendim të papritur. U tërhoq nga e drejta për të blerë Champions League pasi konkurenti kishte ofruar shumë para dhe nuk ia vlente. Njerëzit e kishin blerë paketën qysh në Qershor, për 12 muaj, me shpresën se do e shihnin CHL në Digitalb… Një njoftim i beftë na lajmëroi në Gusht se Tringu kishte ofruar shumë para dhe ua mori CHL. Na erdhi gjynah për Digitalbin dhe i mirëkuptuam. “Maskarenjtë” – thamë me vete për ata të Tringut që ua futën…

Gati sikur humbëm edhe ne na u duk…

Në fakt Digitalbi fitoi dhe ne humbëm. Digitalbi kurseu shumë para dhe nuk i ikën abonentët…Thanë që do ulin çmimin për Supersport-in por e bënë këtë në mënyrë krejt simbolike dhe vetëm për abonimet pas njoftimit.

Abonentët më besnikë, ata që kishin blerë abonimet vjetorë qysh në Mars, Prill, Maj apo deri në Korrik e hëngrën… Ata e kanë paguar shërbimin të plotë për një vit dhe nuk merret kush me ta. Ata mund të ankohen te Bashkimi ose në Facebook, janë të lirë…

Shumë abonentë sot merren me hamendjet se sa ka kërkuar Sandri kur në fakt duhet të mendojnë vetëm për paratë e veta. Unë kam paguar dy abonime vjetore për Digitalb. Sigurisht për të pasur edhe Klanin brenda. 50% e kohës televizive që shoh është në Klan. Atëherë, kush do më rimbursojë? Çfarë duhet të bënte Digitalbi për të qenë i ndershëm me klientët e vet?

Digitalbi duhet të lajmëronte një vit përpara që Klani nuk do jetë pjesë e platformës Digitalb. Në këtë rast, të gjithë abonentët janë të ndërgjegjshëm që kur blejnë shërbimin e dinë që nuk do e kanë Klanin brenda dhe e llogarisin vetë.

E keni parë sesi veprojnë kur marrin të drejta? Fjala vjen për Seria A. Gjashtë muaj përpara fillojnë reklamat, nga 30 herë në ditë me shprehje të fryra. Veshët e klientëve potencialë fryhen me broçkulla patetike qysh nga Janari “Prej 15 Gushtit, vetëm në ekranin e Digitalb”…. Pse nuk e bënë një fushatë të tillë digitalbistat edhe për ikjen e Klanit?

“Qysh prej 1 Gushtit Klan dhe Klan Plus nuk do të jenë pjesë e Digitalb”! Ta lexonin me emfazë Kaçi ose Shako dhe atëherë është faji ynë.

Po të drejtat e klientit kush i mbron në këtë vend?

Kush do ta hedhë në gjyq Digitalbin?

Apo do vazhdojmë te Bashkimi…

Të këshilluara

Bamirësi që njoha unë, Xhorxh Soros

Nuk e kam takuar ndonjëherë Soros! E njoh vetëm nga thashethemet politike të vendit tim dhe nga motori i kërkimit të Google. Sigurisht që Soros nu...

13:26

Ema Andrea do ndihesh xhuxhmaxhuxhe

Me habiti nje nga artistet qe eshte per prishjen e teatrit kur thote se dua teater te ri dhe asnje centimeter me pak se sa i vjetri! Ka mese nje vit qe nuk po b...

15:39

E tha: Mos bëni sikur nuk e dëgjuat

Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minora...

21:08

Kanabizimi, Gërdeci i kësaj qeverie

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra - tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore....

22:45

Kush po e masakron Elisa Spiropalin?

Elisa Spiropalit nuk i janë vënë me bukë në trastë vetëm opozitarët që e akuzojnë për kohën kur ishte drejtoreshë doganash, për tenderat në ujësjellësin e Fieri...

14:53

Shqipëria ime dje, sot dhe nesër

Si kosovar, por jo nga ata të Nolit që ndezin zjarr, po hedh këtu observimet e mia si refleksione të një dhembjeje për gjendjen e krijuar në tokën e shqipeve, t...

13:10

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI