Flash

VIDEO/ Kapet 4.5 ton kokainë në Gjermani, ishte nisur për në...

Lapsi.al 2 August 2019
VIDEO/ Kapet 4.5 ton kokainë në Gjermani, ishte nisur për

Një sasi kokaine me vlerë gati 1 miliard euro është kapur në Hamburg e cila ishte e vendosur në 211 çanta sportive. Zyrtarët konfiskuan rreth 4.5 ton kokainë në një anije transporti në Hamburg në Gjermaninë veriore. Droga u zbulua dy javë më parë gjatë një kontrolli rutinë, duke rezultuar në dërgesën më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Gjermani.

Më shumë se 4200 pako të vendosura në 211 çanta sporti po kalonin nga Montevideo në Uruguaj, përmes Hamburgut, me destnacion final Antwerp në Belgjikë. Kokaina tashmë është shkatërruar nën fshehtësi dhe masa të rrepta sigurie.

Porti në fjalë është më i madhi në Gjermani dhe i treti në Evropë. Shpesh për të i referohen edhe si “porta drejt Botës”, pasi tregtia aty ka qenë gjithmonë shumë e zhvilluar. Raporti i BE-së zbuloi se Roterdam ishte pika kryesore e hyrjes për kontrabandistët e drogës, por që edhe në Hamburg trafiku ishte në rritje.

Vitet e fundit dërgesat e kokainës janë zbuluar në shumë raste, por rasti i së premtes ishte një sasi e paparë. Vetëm vitin e kaluar, autoritetet e policisë së Hamburgut shkatërruan drogë me një vlerë prej 520 milionë € (592 milionë dollarë). Gjermania është bërë famëkeqe tashmë për përdorimin e drogës. Në mars të këtij viti ajo zinte vendin e parë në studimin për mbarë Evropën për përdorim të amfetaminës pas ekzaminimit të ujërave të zeza të vendit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI