Flash

Gazeta belge “DH”/ Ku e dinte Basha për milionat e Toyota Yaris?

Lapsi.al 2 August 2019
Gazeta belge “DH”/ Ku e dinte Basha për milionat e Toyota

Pas mbërritjes në Shqipëri të prokurorëve belgë që po hetojnë aferën e m,bërritjes në Shqipëri të parave të fshehura në një Tojota Yaris, një vit më parë, gazeta e madhe belge Dernire Heure (DH Ora e fundit),  i ka kushtuar një seri shkrimesh këtij aktiviteti kriminal që nisi me mbushjen e makinës me 3.4 milionë euro në njën servil në Belgjikë: “Prokuroria federale treondit politikën shqiptare” në 28 qershor, “3.4 milionë euro të gjetura në makina belge në Shqipëri, policia shpall kërkimet”, në 1 gusht dhe këtë të premte artikullin: ‘Vëllezërit Vladi në kërkim për aferën e Tyota-ve”. Pikërishtt këtë artikull të fundit po e sjellim të plotë:

Afera e njohur me emrin ‘Toyota’, e cila nisi më 24 korrikun e shkuar në portin e Durrësit në Shqipëri, vazhdon. Hetuesit po kërkojnë dy persona pas inspektimit dhe zbulimit nga autoritetet e drejtësisë shqiptare të disa miliona eurove në një kamion shqiptar, që transportonte automjete, kryesisht nga Belgjika.

Një gjykatës belg shpalli në kërkim të enjten dy vëllezër. Ata janë Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ata janë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm, siç theksohet në njoftimin e publikuar dje.

Në lajmet e fundit thuhet se janë pesë persona, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti: katër në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Tek ne (në Belgjikë pra-shenim i përkth),  bëhet fjalë për një shqiptar të natyralizuar si gjerman, me mbiemrin Doçi, që është prapa hekurave. Edhe mekaniku i servisit belg ku makina Toyota u ngarkua me para, është po ashtu nën akuzë, por ndaj tij nuk ka një urdhër arresti.

Dosja, siç e dimë ne, është e ndjeshme. Ajo bën bashkë mafian dhe botën politike. Një delegacion i Zyrës Federale të Prokurorisë- që nisi hetimin- dhe Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vizitoi Shqipërinë në veçanti për të pyetur kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë.

Lulzim Basha, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha tre ditë përpara aksionit, se mungesa në Kuvend e liderit socialist, Taulant Balla, shpjegohet me takimin e tij në Gjermani me mafian për riatdhesimin e shumës së madhe të parave. Pyetja është, si mund ta thotë një politikan këtë? Për të, anëtarët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në trafikimin e milionave të organizuara nga Belgjika. Pyetja esenciale e ngritur vazhdimisht është se për kë ishin adresuar këto 3 milionë euro.

Sa për kujtesë, doganat shqiptare, bazuar tek informacionet e shërbimeve sekrete, kapën më pak se 3.5 milionë euro kesh dhe 100 mijë franga zvicerane në dy Toyota  Auris, të transportuara nga Belgjika në një kamion që mbante nëntë vetura në total.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI