Flash

Eliza Dushku nënë për herë të parë, zbulon emrin e djalit

Lapsi.al 2 August 2019
Eliza Dushku nënë për herë të parë, zbulon emrin e

Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon bashkëshortin e saj Peter Palandijan dhe vogëlushin që sapo ka ardhur në jetë.

Aktorja ka vendosur që vogëlushin e saj të parë ta pagëzojë me emrin Philip.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

 

Fotoja është shoqëruar me qindra komente dhe në sy bie ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falenderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre. “Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.

Fëmija i parë i dyshes ka ardhur në jetë thuajse gjashtë muaj pas martesës së tyre të fshehtë.

Të këshilluara

Puthja e sikletshme e Brad me aktoren

Bëhet fjalë për çastin e puthjes së aktores Lena Dynham me Brad Pitt, në premierën e “Once Upon a Time on Hollywood”. Disa foto të shkëputura nga ky moment janë...

15:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI