Flash

Analiza/ Sinjali sekret i Matthew Palmer për Ramën

Lapsi.al 2 August 2019
Analiza/ Sinjali sekret i Matthew Palmer për Ramën
Të gjithë kritikët e Edi Ramës po tregojnë një entuziasëm të tepruar pas intervistës së Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, dhënë për gazetaren e seksionit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djuroviç. Disa e shohin si një pikë kthese të qëndrimit të SHBA-ve pas 30 qershorit, disa të tjerë si një reflektim për të ruajtur imazhin e një arbitri të panashëm. Në fakt nuk është krejtësisht kështu. Në intervistën e Palmer shihet një tendencë e qartë për të ndarë goditjen e Dakos nga Rama, ndërkohë që në Shqipëri të gjithë e dinë që ata kanë qenë bashkë. "Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit", u përgjigj Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit kur u pyet se a ka lidhje rasti Dako me qeverisjen e Ramës. Lexo me tej:

Mesazhet e forta të Palmer për Dakon, Ramën, 30 qershorin dhe krizën politike

Një tjetër pikë ku Palmer renditet përkrah Ramës, është edhe ajo e zgjedhjeve lokale. Pasi gazetarja e pyet se a duhen përsëritur ato, ai dredhon duke thënë se u takon gjykatave shqiptare (në fakt ngatërron Gjykatën e lartë me atë Kushtetuese). Por para 30 qershorit qëndrimi i Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit ishte i kundërt: Ai i shkoi në favor qeverisë që donte zgjedhje dhe ndërhyri për mbajtjen e tyre, pavarësisht se sot thotë : "Nuk ndërhyjmë".

Andi Bushati: Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare

Megjithëatë, pavarësisht nga këto qëndrime hapur pro mazhorancës, ka një frazë në intervistën e tij që me të drejtë mund të interpretohet edhe rritje e presionit amerikan mbi kryeministrin që vendi të mos rrëshqasë drejt monizmit: "Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë që të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij". Në këtë frazë, përpos faktit që vihet një shenjë barazimi mes Ramës dhe Berishës, kur dihet se sa të ashpër qenë amerikanët në mbarim të qeverisjes së këtij të fundit, flitet se kryeministrit tashmë i është përcjellë shqetësimi i përtej Atlantikut për pushtet të kontrolluar, të ekuilibruar dhe për sundimin e ligjit. Si dhe në ç'formë i janë përcjellë këto sinjale qeverisë shqiptare? A ka aty një mesazh sekret të panjohur nga publiku? A do rivendoset ekuilibri i kërkuar me presion amerikan apo kjo detyrë i është lënë institucioneve shqiptare? Këto ende nuk dihen. Më optimistët edhe mundet të shpresojnë se nëse intervista e Palmer nuk është thjeshtë propagandë, Edi Ramës i janë lënë detyrat e shtëpisë në tavolinë. Dhe për të vendosur ekuilibrin dhe kontrollin e pushtetit, ato duhet të kalojnë përmes një pakti me opozitën reale. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI