Flash

Teatri/ Rama ndryshon metodikë, tregon pse godina nuk mund të rikonstruktohet (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2019
Teatri/ Rama ndryshon metodikë, tregon pse godina nuk mund të

Pasi shfrytëzoi mungesën e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve, duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale citimet e një grushti figurash të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar metodikë.

Kreu i qeverisë ka postuar këtë herë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, një video ku njëri prej të “vetëve”, nënkryetari i Bashkisë, Arbër Maznikiu, flet për degradimin e TK-së. Por, askush prej qendrestarëve në mbështetje të kauzës së Teatrit, nuk e ka mohuar nevojën e godinës për t’u restauruar duke vënë theksin tek shpërfillja e qëllimtë e qeverisë, që nuk akordoi fare financime për rimëkëmbjen e institucionit ndoshta  më të rëndësishëm kulturor të vendit.

Mirëpo, po ashtu askush nuk e ka besuar tezën se një pjesë të truallit të TK-së nuk do ta përftojë kompania private “Fusha sh.p.k.”. Pikërisht për këtë arsye, kreu i qeverisë ka kuptuar se ka humbur besueshmërinë, më së paku për çështjen në fjalë. Ndaj, në postimet e tij episodike, paraqet “ekspertët” e kampit të tij, që me kalimin e kohës do të konsumohen gjithsesi.

STATUSI I PLOTE

Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/985013495163240/

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI