Flash

SPAK/ Këshilli i Ministrave akordon fondin e posaçëm prej 150 mln lekësh

Lapsi.al 1 August 2019
SPAK/ Këshilli i Ministrave akordon fondin e posaçëm prej 150

Këshilli i Ministrave ka akorduar shumën prej 150 milionë lekësh nga buxheti i shtetit i vitit 2019, për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPKA), që pritet të ngrihet në shtator.

 

 

Sipas ligjit, SPAK-u duhet të ketë 15 prokurorë, të cilët do të hetojnë dosjet ku përfshihen zyrtarët më të lartë shtetërore, por edhe personazhe të botës së krimit. Ndërkohë, gjatë muajit korriku Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pas një gare mes 22 prokurorëve, përzgjodhi 15 kandidatë, pasi shqyrtoi dosjet duke vlerësuar arritjet individuale më të spikatura në hetimin e korrupsionit në vend dhe të krimit të organizuar, si edhe pas fazës së intervistimit.

Nërkohë, deri më tani i janë nënshtruar procesit të vetting-ut  vetëm dhjetë prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë, ndërsa pesë prokurorët e tjerë do të kalojnë në “filtër”  në shtator, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) të rifillojë punimet.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI