Ashtu sikurse edhe në prill të vitit 2014, në gjashtëmujorin e dytë të legjislaturës së parë të qeverisë "Rama", ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqen disa avionë të vegjël në fluturim, që sipas tij përdoren për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Referuar denoncimit të “qytetarit digjital” italian, Berisha shkruan se avionët që janë parë të fluturojnë mbi bregdetin e Kavajës, janë të ngarkuar me drogë.
STATUSI I PLOTE
Koha e korrjes se mallit filloi!
Avionet e narkoflotes te mafies se doroges vijne e shkojne ne Kanabistan! Nuk pushojne! Prodhim i mbare sezon pune!
Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajes! sb
Kujtojmë se asokohe akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike në opozitë për këtë veprimtari që më pas rezultoi të kishte qenë e njimendtë, kyeministri Edi Rama, si edhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, presidenti aktual Ilir Meta, iu përgjigjën duke ironizuar se “janë avionë për mushkonjat e Divjakës”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/410815999535300/?v=410815999535300