Flash

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro, ish-drejtori i ALUIZNI-t: Paratë janë siguruar nga shitja e një...

Lapsi.al 1 August 2019
Iu sekuestruan 1.5 milionë euro, ish-drejtori i ALUIZNI-t: Paratë

Ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) të Tiranës, Ferdinand Shehu, ka reaguar në lidhje me lajmin për sekuestrimin e një pasurie të tij që kap vlerën e 1.5 milion euro.

Shehu në një intervistë për televizionin informativ “Ora Neës”, është shprehur se kjo shumë është siguruar si rezultat i shitjes së një hoteli. “1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli”, ka thënë Shehu, i cili ka qenë dhe kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike.

Nga informacionet e komunikuara në njoftimin për shtyp të Policiës, mësohet se Shehu, ka tentuar  kohët e fundit përmes një banke private, transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me arsyetimin e kryerjes së investimeve financiare, ndërkohë që shumën e konsiderueshme prej 500 000 Euro, e kishte vendosur në depozitë me afat.

Ndërkohë, Shehu ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transaksioni që po kryhej, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka. “Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”, ka thënë ai.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI