Në konferencën e fundit para fillimit të pushimeve Ilir Meta ka çuditur jo pak. Ai ka këmbëngulur për 13 tetorin si datë e deklaruar e zgjedhjeve lokale, por ka përsëritur dhe propozimin qe për të zgjidhur krizën bashkë më to të mbahen zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale. Ajo që ishte e re në propozimin e kreut të shtetit ishte hapja e tij për një largim nga posti. Nëse Rama nuk pranon të shpërndajë këtë parlament aspak normal, një zgjidhje tjetër do të qe mbajtja e zgjedhjeve lokale në 13 tetor, dhe rikthimi im në betejë me kusht që postin e presidentit ta mbajë një figurë me autoritet dhe kredibilitet si ish presidenti Rexhep Meidani. Unë jam i sigurtë se me një personalitet të tillë do të ishin të mbrojtura qoft edhe me mire sesa nga unë ato detyra kombëtare që ka presidenti" ka thëbë Meta. Kështu ai ka dalë me një tjetër propozim për zgjidhjen e krizës që parasheh dorëheqjen e tij, duke treguar me gisht Edi Ramën si të vetmin faktor që nuk bën asnjë tërheqje në emër të zgjidhjes së krizës që po e shpie vendin në monizëm.