Flash

Analiza/ Tre mesazhet e Metës para fillimit të pushimeve

Lapsi.al 1 August 2019
Analiza/ Tre mesazhet e Metës para fillimit të pushimeve

Presideni Meta ka mbyllur këtë sezon të ngarkuar politik, duke lënë pas tre mesazhe me konferencën e tij të pazakontë të shtypit këtë 1 gusht. Përtej mesazheve për tërmetin, sinjaleve për ngjitjen e kodrave dhe maleve, kreu i shtetit ka shtruar terrenin për vjeshtën e ardhshme, duke luajtur me çështjen sensitive të hapjes së negociatave, duke ofruar një paketë për një zgjidhje të gjithanshme të krizës dhe duke lënë të hapur një largim të tij të mundshëm nga zyra e presidentit.

Le t'i shohim me radhë.

Mesazhi i parë: 18 tetori. Ilir Meta po e përsërit vazhdimisht dhe pa u lodhur se ai po i ofron të gjitha urat për zgjidhjen e krizës politike me shpresën për të bërë gjithçka që Shqipërisë t'i hapen negociatat ditën e 18 tetorit, pra në datën kur Këshilli Europian do të shqyrtojë rekomandimin pozitiv të Brukselit për ne dhe Maqedoninë.

Për këtë qëllim presidenti pretendon se ka dekretuar zgjedhjet reale vendore, të vetmet të ligjshme një javë më parë. Për këtë ai këmbëngul që në të njëjtën datë, po të bihet dakord, të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme, madje edhe ato presidenciale nëse kushtetuta ndryshohet për zgjedhje të kreut të shtetit nga populli. Meta pretendon se nëse arrihet ky kompromis i madh, Shqipëria ka ende shance të përparojë drejt Brukselit.

Në fakt kjo ka më shumë gjasa të jetë një manovër propagandistike sesa një shpresë konkrete. Fati i negociatave të Shqipërisë pothuajse është vulosur përfundimisht. Nëse për Maqedoninë nuk i dihet ende, ne do të marrin një "JO" të fortë në 18 tetor. Edhe sikur ta zgjidhim edhe sikur mos ta zgjidhim krizën. Prandaj insistimi i Metës është më tepër një lëvizje për t'ia lënë përgjegjësinë Ramës, se ti e kishe në dorë t'i shpëtoje negociatat dhe nuk e bëre, sesa një opsion real.

Mesazhi i dytë: Tre zgjedhje në një ditë. Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të trefishta në 13 tetor- me më pak shpenzime- tha sot ai, duke shpresuar se nëse do të ketë ndonjë ndërmjetësim serioz ndërkombëtar, ai të ketë mbi tavolinë një paketë të plotë për zgjidhjen e krizës. Presidenti shpreson se aleatët tanë nuk mund të pranojnë një realitet ku një parti që ka 5% apo 6% të votave të ketë 100% të pushtetit. Prandaj nëse ky negocim vjen, ai propozon një pakt ku secila palë dorëzon dhe humbet diçka.

Mesazhi i tretë: Dorëheqja. Ilir Meta nuk ka përjashtuar as largimin e tij nga presidenca. Me një lëvizje të beftë ai ka thënë këtë 1 gusht një gjë që nuk e kishte deklaruar më parë: "Nëse Rama nuk pranon të shpërndajë këtë parlament aspak normal, një zgjidhje tjetër do të qe mbajtja e zgjedhjeve lokale në 13 tetor dhe rikthimi im në betejë, me kusht që postin e presidentit ta mbajë një figurë me autoritet dhe kredibilitet si ish presidenti Rexhep Meidani. Unë jam i sigurtë se me një personalitet të tillë, do të ishin të mbrojtura qoftë edhe më mirë sesa nga unë, ato detyra kombëtare që ka presidenti”.

Natyrisht Meta është gati i sigurtë se me dalldinë e autoritarizmit që e ka kapluar dhe me mënyrën se si po shijon kthimin në monizëm, Rama e ka të vështirë të pranojë një president tjetër me integritet, që do të luante rolin e një kundërpushteti ndaj tij. Prandaj ai e bën këtë propozim edhe për të treguar se nuk i trembet garës sy më sy me Ramën në fushën e betejës, por sidomos për të treguar se i vetmi njeri që nuk është i gatshëm të lëshojë asgjë për zgjidhjen e krizës, e për pasojë është edhe gjeneruesi i saj, mbetet kryeministri. Nënteksti është: "Unë jam gati ta lë presidencën, Rama nuk lëshon asgjë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI