Flash

13 tetori/ Meta i prerë: Askush nuk duhet të ketë iluzionin se kur të ngrihet "Kushtetuesja"...

Lapsi.al 1 August 2019
13 tetori/ Meta i prerë: Askush nuk duhet të ketë iluzionin se

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përsëritur edhe në konferencën e sotme për shtyp se alternativa më e mirë për kapërcimin e krizës politike është mbajtja e zgjedhjeve vendore më datë 13 tetor, në zbatim të dekretit të tij dhe me qëllimin për t’i paraprirë vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Askush nuk duhet të ketë iluzionin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e presidentit janë në fuqi.”- vëren Meta, duke shtuar se krizës në vend rrezikon përshkallëzimin.

Meta ka theksuar se 13 tetori, datë kushtetuese e dekretuar prej tij, është i pashmangshëm.“Në mendjen time ekziston vetëm një datë, 18 tetori, se e kanë vendosur të tjerë, ajo që ne kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa. Nuk është ashtu si ka deklaruar Hahn që 80% e shqiptarëve e përkrahin këtë, por 100% e shqiptarëve.  Është edhe një ditë provimi se integrimi është cështje standardesh dhe jo dëshirash. Unë insistoj të evitoj përshkallëzimin e kësaj krize që ndërkohë vazhdon, sqaron se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore.  Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor”- tha kreu i shtetit.

Sipas Metës, “13 tetori ëhstë e pashmangshme nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, detyrim për t’u zbatuar nga KQz që duhej prej kohësh të kishte filluar zbatimin e dekretit të presidentit”.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI