Flash

VIDEO/ Rrëfimi i Lul Cakës: Më shkatërruan, por do hakmerrem...

Lapsi.al 31 July 2019
VIDEO/ Rrëfimi i Lul Cakës: Më shkatërruan, por do

Lulzim Caka i liruar nga burgu katër muaj e 22 dite përpara afatit, vijon të jetë në kërkim nga policia. Njeriu që u be protagonist i disa krimeve ne Berat dhe që u përball me një sërë vendimesh të gjykatave në të gjitha shkallët, asnjëherë nuk i pranoi akuzat e tij.

Por në maj të vitit 2003 në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus, Lul Caka tregoi se për shkak të këtyre akuzave familja e tij u shkatërrua plotësisht.

“Familjen ma kane shkatërruar, me kane vrare nënën, vellane. Me dhemb shpirti. Drejtësia dhe prokuroria shqiptare nuk qenkan ne gjendje te zbardhkan nje ngjarje te ndodhur me ne mes te komisariatit. Si qenka ne gjendje te vërtetoje disa krime qe nuk jane kryer nga ana ime? Une jam një viktime e krimit” – tha Caka.

Gjatë asaj interviste, Caka u betua edhe për hakmarrje.

“Më ka marre malli vetëm me i pa varret njëherë atyre pleqve. Megjithëse eksiton ligji qe kur një personi i ndodh një fatkeqësi ne shtëpi, shteti i sotëm shqiptar me eshte qepur aq keq sa, vuri dore edhe tek nena 60 vjeç, edhe per kete do t’ia le drejtësisë. Nëse drejtësia nuk me zgjidh gjë, i jam drejtuar Gjykatës Europiane, unë do te kthehem ne nje kriminel siç po me përshkruajnë. Se nena ime, me te sjell çantat dhe me ta pushkatu, unë nuk e di ca te flas. Vetëm për ketë edhe po te vete, nuk me tret dheu” – tha Caka.

Aktualisht Lul Caka, i dënuar me 25 vjet burg, është i lirë. Por ata qe gabuan ne llogaritjen e kohës se tij te dënimit, përkatësisht drejtori i burgut te Lushnjës dhe kartelisti, u arrestuan per shpërdorim detyre.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI