Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Video që po tërbon Italinë/ Djali i Salvinit filmohet nga gazetarët mbi jet ski-të e policisë

Lapsi.al 31 July 2019
Video që po tërbon Italinë/ Djali i Salvinit filmohet nga

Italia po zien nga një tjetër skandal me protagonist ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini. Numri dy i qeverisë italiane kërkoi falje pas fotografive dhe videove të djalit të tij ku shfaqet duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det.

E gjitha ndodhi në bregdetin e Milan Maritima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet verës. Gjithçka është regjistruar nga një fotograf i La Repubblica, të cilin rojet e Salvinit u përpoqën ta dëbojnë duke debatuar ashpër më të.  Edhe pse një plazh publik, rojet përpiqen ta ndalojnë atë të të filmojnë dhe e  kërcënojnë me arrest

Videoja tregon disa jet ski policie që janë duke patrulluar në bregdet, ndërsa ministri është duke luajtur futboll në plazh me djalin e tij. Në një moment ai shkelmon topin në det dhe i pëshpërit një polici: "Unë jam duke shkuar në çadër". Ndërsa djali i tij hipën në një jet ski të drejtuar nga një oficer policie.

Departamenti i policisë së Ravennas ka urdhëruar një hetim "për përdorim të pahijshëm të pajisjeve policore". Ndërsa partitë e opozitës nuk e humbën mundësinë për të sulmuar Salvinin: 'Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e Salvinit"-tha Emmanuel Fiano nga Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD).

Përshtypja e përgjithshme është se Salvini i ka tejkaluar limitet. Kjo është arsyeja pse pas shpërthimit të skandalit, ministri u detyrua të kërkojë falje publikisht: “Djali im në një jet ski policie? Faji im si baba, asnjë përgjegjësi ndaj oficerëve të policisë, të cilët i falënderoj, në veçanti, për rrezikimin e jetës së tyre për vendin”-tha Salvini.

Mediat italiane shkruajnë se megjithë faljen e tij, Salvini ka rindërtuar dy shqetësime: nga njëra anë, duke dëshmuar edhe një herë se nuk e ka kuptuar plotësisht rëndësinë e rolit të tij në ministri, dhe nga ana tjetër, se ai e konsideron veten mbi ligjin. Edhe duke e pranuar gabimin e tij dhe duke kërkuar falje, Salvini nuk heq dorë nga stili i tij atëror. Ai kohët e fundit kishte deklaruar "Fëmijët e mi janë 60 milion italianë". Tani, të gjithë urojnë që policët të mos e shpenzojnë kohën e tyre duke u bërë xhiro gjithë fëmijëve të Salvinit.

 

https://youtu.be/6Pax6Q0qOiw

Të këshilluara

Komenti i DW/ Kremini ka frikë nga populli

Elita në pushtet në Moskë reagon gjithnjë e më me nervozizëm ndaj protestave të popullit. Përkundrazi, opozita po e humbet frikën. Ato që të forcojnë janë fi...

22:32

Helmohet lideri i opozitës ruse?

Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny thotë se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike. “Nuk mund të përjashtojmë që...

18:24

Perëndimi i "Agimit të Artë"

Partia radikale e djathtë "Agimi i Artë" në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme. Ishte n...

19:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI