Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Tronditëse/ Abuzuan seksualisht me 13-vjeçarin dhe e shantazhuan me filmimet, në pranga 2 të rinjtë

Lapsi.al 31 July 2019
Tronditëse/ Abuzuan seksualisht me 13-vjeçarin dhe e shantazhuan me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy djem pasi kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjeçar, e kanë kërcënuar me publikimin e një videoje duke i kërkuar para në këmbim.

Mësohet se Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21-vjeç, kanë ftuar në banesën e tyre 13-vjeçarin për të luajtur me lojëra elektronike. Më tej, dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me minorenin, të cilin e kanë filmuar gjatë aktit dhe më pas e kanë shantazhuar me shpërndarjen e kësaj përmbatjeje filmike në rrjetet sociale.

Sipas informacione të komukuara nga Policia, dy të rinjve iu është bashkuar dhe një 45-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Bledar Matja. Ata në bashkëpunim e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar shumën e konsiderueshme prej 5 mijë eurosh. 13-vjeçari po qëndronte për pushime tek banesa e tezes së tij dhe abuzuesit i kanë kërkuar që t’u jepte çelësat e shtëpisë, ku ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur me dhjetra bizhuteri.

Pas denoncimit për vjedhje të kryer në Polici, efektivët kanë vënë re se grabitësit kishin mundur të depërtonin në shtëpi nëpërmjet çelsave, për arsye se dera ishte në gjendje optimale. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar Hysjan dhe Haxhiun, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, Matjan.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI