Flash

Skandali i tradhëtisë/ Jordyn Woods rrëfen për herë të parë: Më kanë kërcënuar

Lapsi.al 31 July 2019
Skandali i tradhëtisë/ Jordyn Woods rrëfen për herë

Jordyn Woods e njohur si biznesmene dhe mikja më e mirë e Kylie Jenner për shumë vite, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Cosmopolitan’ dhe ka folur me detaje për skandalin e tradhtisë që e vuri në qendër të mediave mbare botërore. Megjithëse ky nuk është prononcimi i parë për këtë çështje, në këtë intervistë, Jordyn ka folur hapur për çdo përjetim të sajin dhe ka shprehur me shumë emocion gjithçka ka ndjerë gjatë gjithë asaj periudhe.

“Nuk dija si të ndihesha. Mendoja: ‘Çfarë ndodhi?’. I thashë Tristan që duhet të largohesha dhe ashtu bëra. Ika në makinën time dhe isha e shokuar. Mendova që ta izoloj veten dhe ju përkushtova familjes. Nuk dija çfarë ishte e drejtë të bëja”, u shpreh Woods kur kujtoi momentin e puthjes.

Më tej, bukuroshja rrëfeu se mund të ishte sjellë ndryshe dhe ta kishte përballuar ndryshe të gjithë atë situatë, por nuk e bëri pasi nuk e ndjeu. Me kalimin e ditëve siç vetë ajo tregon, e gjithë gjendja po përkeqësohej. Njerëzit vetëm flisnin për të. “Nuk i rezistoja dot tundimit për të hyrë e për të parë çfarë shkruhej për mua. Mu bë si kancer, si tumor kjo dëshirë dhe ndjesitë që merrja mbrapsht ishin shumë negative. Kam lexuar emërtime nga më të ndryshmet për veten. Duke filluar nga pseudonimi gjarpër e deri tek kërcënimet me jetë”, thotë më tej Jordyn.

Kujtojmë se mikja e Kylie Jenner, u pa duke u puthur në një festë me partnerin asokohe të Khloe Kardashian. Lajmi bëri xhiron e botës dhe marrëdhëniet e saj me klanin ‘Kardashian-Jenner u prishën përfundimisht.

Të këshilluara

Brunilda Lahe zbulon gjininë e bebit (FOTO)

Bruna Lahe njoftoi ditë më parë  se do të largohet nga emisioni duke u shprehur se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e tij pasi do të sjellë në jetë një b...

10:55

Lady Gaga me të dashur të ri

Rreth 6 muaj pas ndarjes nga i fejuari i saj Christian Carino, Lady Gaga është fotografuar pranë një mashkulli të ri në krah. Bëhet fjalë për inxhinierin Dan...

19:04

Neymar lirohet nga akuzat për përdhunim

Më në fund një lajm i mirë për Neymar. Sulmuesi brazilian është liruar nga akuzat e rënda për përdhunim dhe tani mund të jetë i qetë për të vendosur se ku do të...

18:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI