Flash

Skandali i përdhunimit nga Neymar, policia merr vendimin e rëndësishëm

Lapsi.al 31 July 2019
Skandali i përdhunimit nga Neymar, policia merr vendimin e

Policia braziliane ka filluar hetimet për ta zbuluar nëse Najila Trindade Mendes de Souza ka akuzuar padrejtësisht për përdhunim futbollistin Neymar, duke bërë akuza të rreme.

Futbollisti ka qenë nën hetime për disa javë nga policia braziliane, mirëpo të hënën u konfirmua se hetimet ishin mbyllur për shkak të mungesës së provave.

“Cilido person që vjen këtu me akuza të pavërteta mund të dënohet dhe po, për këtë gjë ka filluar një hetim tashmë”, u shpreh drejtori i Departamentit të Policisë Gjyqësore, kur u pyet për akuzat e Najila Trindades. Hetimet filluan kur modelja braziliane, Najila Trindade, e akuzoi futbollistin se e kishte sulmuar atë në një hotel në Paris të Francës, në maj të këtij viti. Neymari i mohoi këto akuza, duke thënë se marrëdhëniet e tyre ishin konsensuale. Ky lajm u bë fillimisht i ditur në qershor, kur ylli i Paris Saint-Germainit e publikoi një video shtatë minutëshe në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke zbuluar se ishte akuzuar për përdhunim. Ai gjithashtu i publikoi mesazhet dhe fotografitë që ia kishte dërguar Najila Trindade në Whatsapp, në tentim për të dëshmuar se ai nuk e kishte dhunuar vajzën në fjalë.

Trindade pastaj bëri një intervistë në një televizion brazilian, duke publikuar edhe pamje dhe një video nga një zënkë e tyre në hotelin në Paris. Policia më vonë filloi edhe një padi ndaj Trinadades, e cila e akuzoi policinë se ishte e korruptuar.

Të këshilluara

Gashi: Nuk ndihem i lumtur

Kohët e fundit, Gashi ka qenë duke punuar për projekte të reja dhe mund të themi se ka publikuar aq shumë këngë në një kohë të shkurtër sa ka thyer rekord Pa...

14:30

MTV heq çmimin ‘Michael Jackson’

Muzika që ka lënë pas, çmimet e rëndësishme, si dhe lëvizjet ikonike, mesa duket nuk kanë më fuqinë për të mbrojtur mbretin e popit. Pasi i kthyen shpinën me...

12:43

Kristen Stewart: Flas me fantazma

Kristen Stewart foli rreth fantazmave dhe raportit të saj me të mbinatyrshmen, duke iu përgjigjur një prej pyetjeve gjatë një interviste me “Vanity Fair”. “F...

12:49

Melinda Ademi, në një lidhje me menaxherin

Melinda Ademi është e njohur për diss-et e saj për reperet e tjera nga Kosova, por sa i përket jetës private, ka qenë gjithnjë hermetike. Megjithatë, një bur...

12:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI