Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Shkarkohet nga detyra prokurori i dosjes "Tahiri", Gentian Osmani

Lapsi.al 31 July 2019
Shkarkohet nga detyra prokurori i dosjes "Tahiri", Gentian Osmani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Osmani, duke i dhënë fund kështu karrierës së tij në sistemin e drejtësisë.

Osmani e kaloi procesin e Vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), por vendimi u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Trupi gjykues në KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, gjyqtare, dhe i përbërë nga anëtarët: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz, të cilët vendosën ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin nga detyra të Osmanit, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Në arsyetimin e vendimit, KPA-ja deklaroi se 99% e gjetjeve të ONM-së në lidhje me pasurinë e Osmanit kanë qënë të pabazuara, por mungesa e justifikimit të shpenzimeve dhe të kursimeve për harkun dyvjeçar 2011-2013, patën rol përcaktues në urdhërimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Osmani ka qenë edhe pjesë e garës për Strukturën e Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), nga e cila do të skualifikohet automatikisht. Me shkarkimin e tij, KLP mbetet sërish me 10 anëtarë, dhe pritet të hapet edhe njëherë gara për vendin vakant të 11-të.

Prokurori ka qenë shenjestër e sulmeve të opozitës lidhur me hetimin e tij mbi çështjen e njohur si "Babalja", për të cilën janë burgosur dhe zvarritur proceset gjyqësore të denoncuesve të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI