Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Përplasja për tërmetet/ Zëdhënësi i Metës "i përvishet" Xhaçkës: Papagajtë nuk kanë nevojë për…

Lapsi.al 31 July 2019
Përplasja për tërmetet/ Zëdhënësi i Metës

Vijojnë përplasjet mes Presidencës dhe qeverisë shqiptare, lidhur me shqetësimin e ngritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta, lidhur me parashikimin për një tërmet apokaliptik, që pritet të prekë Ballkanin vitin e ardhshëm.

Presidenca i është përgjigjur “flakë për flakë” ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila më herët i dërgoi një letër Metës, ku theksonte se “nuk ka asnjë shans që të parashikohen tërmetet”.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi duke e quajtur ministen “një papagall të radhës”. Blushi, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” deklaratën e një dite më parë të këshilltarit të presidentit, Bahri Shaqiri, në të cilën renditen edhe të gjitha mediet botërore që kanë shkruar për parashikimin e një tërmeti apokaliptik në Ballkan.

Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!”- shkruan Blushi.

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI