Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

KED publikon listën, 7 kandidatëve iu ndalohet gara për "Kushtetuesen"

Lapsi.al 31 July 2019
KED publikon listën, 7 kandidatëve iu ndalohet gara për

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar listën me emrat e të gjithë kandidatëve që janë skualifikuar nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të KED pas verifikimeve të kryera mbi një listë të gjatë kriteresh, ku shtatë kandidatëve të poshtëpërmendur iu ndalua vijimi i rrugëtimit për në “Kushtetuese”: Valbona Balës, Klodian Rados, Rexhep Bekteshit, Suinan Tafajt, Petrit Kajës, Gëzim Allarajt dhe Fiona Papajorgjit.

Po ashtu, u mor vendimi për rrëzimin e kandidaturës së Genci Gjonçajt për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Verifikimi i pasurisë për kandidatët jo-magjistratë është kryer mbi bazën e raportit të kontrollit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), si dhe referuar të dhënave të dërguara në KED nga 45 institucione publike dhe subjekte private.

Përsa i përket kriterit të kontrollit të figurës dhe të integritetit, KED është bazuar në raportet e Prokurorisë së Përgjithshme, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit si dhe institucionet e shërbimeve informative.

Ndërsa, për kandidatët magjistratë, verifikimi i pasurisë, figurës dhe profesionalizmit është kryer nga institucionet e procesit të vetting-ut.

Kandidatët për Inspektoriatin e Lartë

1-Artur Malaj (konfirmuar nga KED)

2-Artur Metani (konfirmuar nga KED)

3-Eris Hysi (Ende pa vendim)

5-Klodian Rado (Ende pa vendim)

5-Marsida Xhaferllari (Ende pa vendim)

 

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

1-Arta Vorpsi (konfirmuar nga KED)

2-Besnik Muçi (konfirmuar nga KED)

3-Elsa Toska (konfirmuar nga KED)

4-Fiona Papajorgji (konfirmuar nga KED)

5-Marsida Xhaferrllari (Ende pa vendim)

6-Regleta Panajoti (konfirmuar nga KED)

7-Zhaklina Peto (Ende pa vendim)

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI