Flash

Itali, dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 31 July 2019
Itali, dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e dhunës në familje.

Mediet e huaja bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi L.V, 36-vjeç, banues në Sacile.

Mësohet se keqtrajtimet kanë filluar në vitin 2014. Kur në drejtimet gruas, shtetasi adresonte grushta dhe shuplaka në fytyrë dhe në të gjithë trupin, por edhe poshtërime të llojeve të ndryshme.

Në më shumë se një rast burri kishte kërcënuar gruan që të largohej nga shtëpia me djalin e saj të vogël; një herë tjetër e kishte detyruar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Për t’i shpëtuar tërbimit të burrit të saj, herë pas here gruaja u strehua edhe nga fqinjët.

Por pas denoncimeve të fqinjëve, policia ndërhyri për arrestimin e tij, por ai kishte kërcënuar me dëmtime të vetvetes.

Shqiptari aktualisht është në burg në Santa Maria Maggiore, në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI