Flash

Hahn flet për shkarkimin e Metës: Maqedonia është para Shqipërisë

Lapsi.al 31 July 2019
Hahn flet për shkarkimin e Metës: Maqedonia është para

Komisioneri në ikje për Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn e ka bërë të qartë se “Shqipëria është ende prapa në drejtim të hapjes së negociatave”. Kjo pasi, sipas tij, qeveria ka probleme me dialogun, opozita mungon në Parlament si dhe thekson edhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai thotë se brenda BE-së ka tjetër qëndrim për Maqedoninë e Veriut. Fqinji ynë lindor duket më i favorizuar për të përfituar çeljen e negociatave në tetor.

Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ai theksoi se edhe pse për të dy vendet është ende duke u punuar për fillimin e negociatave, por ka shtuar se “nuk është sekret që vlerësimi për Maqedoninë e Veriut është më i mirë”.

“Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, - tha ai.

Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit të Shqipërisë. Në intervistë, Hahn thotë se një nga kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka filluar të ndryshojë retorikën e saj. Sidoqoftë, ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë qëndrim në mbledhjen e 18 tetorit të Këshillit Europian.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI