Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Gjykata rrëzon padinë e Mziut, Suli pritet të përballet me rezistencën e përkrahësve të PD

Lapsi.al 31 July 2019
Gjykata rrëzon padinë e Mziut, Suli pritet të përballet me

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme padinë e kryebashkiakut në detyrë të njësisë vendore të Kamzës, Xhelal Mziu, për mosnjohjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke i dhënë kështu mandatin kandidatit të Partisë Socialiste, Rakip Suli.

Mësohet se Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso, dëshmojnë se vendoret nuk ishin legjitime. Megjithatë, kjo kërkesë u hodh poshtë nga organi i gjykimit.

Sipas Kasos, gjykata “mbylli sytë për bashkinë e Kamzës pasi në të janë bërë shumë shkelje gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit”.

Pas marrjes së mandatit si kryebashkiak i Kamzës, Rakip Suli pritet që të bëjë betimin këtë të enjte në bashki.  Sipas avokatit të PD, Ivi kaso, do të jetë vetë populli i Kamzës që do të vendosë nëse do të pranojë të qeveriset nga një kandidat ilegjitim I zgjedhur nga 9 % e qytetarëve të kësaj bashkie”-tha Kaso.

Pritet që Suli pas bërjes së betimit procedurial, të marrë zyrtarisht detyrën. Ndërkohë, sikurse në Bashki të tjera të vendit që kanë qenë bastione të djathta, mund të haset në rezistencën e përkrahësve të Partisë Demokratike për të mos lejuar lirimin e zyrave. Një skenar i tillë është paralajmëruar më herët edhe nga Mziu.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI