Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Gjuha Shqipe “nënvlerësohet” në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 31 July 2019
Gjuha Shqipe “nënvlerësohet” në Maqedoninë e

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk respektohet siç duhet nga ana e institucioneve. Ka patur shumë denoncime nga të gjitha palët, ndërsa së fundmi reagime të forta janë lëshuar edhe nga radhët e aktivistëve të Lëvizjes Besa.

Mediat fqinje raportojnë se aktivistët e Lëvizjes Besa i kanë dorëzuar sot Ministrisë së Financave një pllakë me mbishkrimin në gjuhën shqipe, pasi tani kjo ministri drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, por që edhe ky i fundit duket se nuk respekton ligjin për dygjuhësinë.

“Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga radhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që ka”-thanë aktivistët.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI