Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i ftuar në studion e “Repolitix” në Report TV, ka zbuluar autorin e heqjes së shkronjave te Teatri Kombëtar, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti e që ngjalli reagime të forta nga komuniteti i artistëve dhe jo vetëm. Ai është shprehur se, ato janë hequr nga Bashkia e Tiranës, dhe që sipas tij ka qenë një vendim i nxituar, por jo i qëllimshëm.
“Heqja është bërë nga Bashkia. Për mua ka qenë një lëvizje e nxituar, por nuk ka qenë për provokim. Për këtë jam i bindur”, - deklaroi Çuli. Pas heqjes së gërmave, ishin vetë artistët që morën nismën për t’i zëvendësuar dhe për t’i kthyer emrin Teatrit Kombëtar.