Flash

"Die Welt"/ Ballkani në garë armatimesh. Shqipëria lë pas vetëm Kosovën

Lapsi.al 31 July 2019
"Die Welt"/ Ballkani në garë armatimesh. Shqipëria

A mund të marrë sërish flakë fuçia e vjetër e barotit? Kjo nuk është thjeshtë një fantazi nëse i referohesh një shkrimi të gazetës së madhe gjermane "Die Welt" e cila ka vërejtur një garë të re armatimesh në Ballkan. Duke bërë një pasqyrë të përgjithshme gjeopolitike, gazeta thekson se plani Thaçi -Vuçiç për shkëmbim territoresh dhe popullsish, ende nuk ështc mbi tavolinë.

Kjo mund të ketë efekte të forta domino shkruan gazeta duke përmendur ndarjen e Bosnjes sipas modelit që serbët dhe koroatët ti bashkohen kombeve të tyre, ose të njëjtën gjë për shqiptarët e Maqedonisë.

"Pikërishsht se ide te tilla përmbajnë një potencial për konflikt BE po mundohet ta zbusë këtë debat. Ai nuk është në rend të ditës, megjithëse ShBA nuk janë kundvr një shkëmbimi teritoresh që do sillte destabilitet afatgjatë në rajon" shkruan Die Welt.

Autori i shkrimit  tregon edhe lojën e ekuilibrave politike kur thekson se "NATO përqendrohet kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, Rusia po përqendrohet në Serbi dhe republikën serbe të Bosnjës, Republika Srpska. SH.B.A. ka një nga bazat e saj më të mëdha ushtarake në Kosovë, Camp Bondel. Rusia dëshiron të krijojë një bazë ushtarake në Republikën Serbe të Bosnjës".

Një vëmendje në shkrim i kushtohet edhe afrimit të Shqipërisë me Kosovën: “Gara e re e armëve është gërshetuar me argumente politike”, shkruan Die Welt. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një “Shqipëri të Madhe” – një term me të cilin qeveria shqiptare i pëlqen të provokojë".

Po si renditen shetetet ballkanike në garën e re të armatimeve?

Sipas Die Welt të parët janë grekët që shpenzuan mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin.

Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro.

Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro.

Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 përqind me vitin 2017. Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.

Linku i shkrimit origjinal te Die Welt ketu

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI