Flash

Tensione në Kavajë, protestuesit përzënë kryebashkiakun e ri dhe prefekten e Tiranës

Lapsi.al 30 July 2019
Tensione në Kavajë, protestuesit përzënë kryebashkiakun

Janë shënuar tensione në sheshin para Bashkisë së Kavajës, ku protestuesit, përkrahës të Partisë Demokratike, kanë ndaluar kreybashkiakun e ri, Redjan Krali dhe prefekten e Tiranës Suzana Jahollari, që të hynin në ambientet e institucionit vendor.

Ndërkohë, kryebashkiaku ende në detyrë, Isa Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë, duke u vënë në shërbim të qytetarëve. Vendosmërinë e tij për të vazhduar detyrën në cilësinë e kryebashkiakut, Sakja e argumenton me numrin e ulët të pjesëmarrësve në lokalet e 30 qershorit, ku vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës u janë drejtuar kutive të votimit.

Sikurse dëgjohet nga materiali filmik, simpatizantët e PD-së thërrasin në kor “Rama ik!”, teksa prefektja Jahollari pretendon se ka në dorë dokumente ligjore, që urdhërojnë nxjerrjen jashtë të kryetarit demokrat të Kavajës.

“Ne kërkojmë që Isa Sakja të lërë zyrën e Bashkisë, kërkuam të hynim në godinë së bashku me dokumentet ligjore, por nuk u lejuam”, është shprehur Jahollari për mediat.

Ndërkaq, pas këtij incidenti, Jahollari, Krali dhe të tjerë përfaqësues të PS-së janë tërhequr në prefekturë.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI