Flash

Teatri Kombëtar/ Rama në delir: Jam mbrojtësi më i madh i trashëgimisë kulturore

Lapsi.al 30 July 2019
Teatri Kombëtar/ Rama në delir: Jam mbrojtësi më i madh i

Në konferencën përmbyllëse për 6-mujorin e parë të këtij viti, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të medias për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke shprehur edhe njëherë këmbënguljen për të zbatuar me domosdo projektin për ndërtimin e një godine të re, pavarësisht çdo qëndrese.

Pas një jave gjatë të cilës ka reaguar rezistencën e qytetarëve protestues dhe të komunitetit të artistëve, duke përdorur citimet e një grushti figurash të skenës dhe të kinematografisë shqiptare, Rama ka komentuar më në fund në vetë të parë këtë zhvillim të aktualitetit të vendit, duke u shprehur se “ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë”.

Më vjen edhe mirë edhe keq që vijon një debat që duhet të ishte ezauruar në këndvështimin tim që 20 vite më para, Ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë, muret me nostalgjinë.

Në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohem për mungesë ndjeshmërie ndaj trashëgimisë kulturore, kur unë kam filluar përpjekjet për shpëtimin e trashëgimisë kulturore, kompleksi i ministrive shërbente për fjalë të pista, ku mbinin fiq mbi taraca, për shkak se në tarraca hidheshin mbeturina që bëheshin pleh.

Shikoni stadiumin e ri dhe ja ku e keni ndjeshmërinë për trashëgiminë reale kulturore, përshtatur me nevojat e aktualitetit dhe me atë që do të ndodhë në të ardhmen.Godina e TK është një çështje realiteti, është ndërtuar nga ushtria italiane me materiale të përkohshme, nuk ka qenë ndonjëherë aty Teatri Kombëtar në kohën e pasluftës.”- tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga kundërshtuesit e projektit se një pjesë e konsiderueshme e truallit të Teatrit do të përdoret nga kompania private “Fusha sh.p.k.”.

Nëse do të ishte ndërtuar për të qenë Teatër, do të rindërtohej motamo siç ishte. Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret nga privati, zhvillimi privat do të nisë pas murit rrethues të Teatrit. Ne do ta kishim të thjeshtë në rast se donim të favorizonim privatin, do të bënim motamo siç ishte, dhe do të bënim një godinë me kosto më të lirë.”

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI