Flash

Rama "injoron" FMN, PPP-të kthehen në normë. Projektet e radhës për Bibliotekën Kombëtare dhe...

Lapsi.al 30 July 2019
Rama "injoron" FMN, PPP-të kthehen në normë. Projektet

Partneriteti Publik-Privat duket të jetë kthyer në normën e realizimit të projekteve për ndërtimin e godinave të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa” për të ndërtuar “feniksin e futbollit shqiptar”, Arenën Kombëtare, si edhe pas projektit për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar nëpërmjet PPP-ve, qeveria shqiptare po planifikon që edhe godinat e reja për Bibliotekën Kombëtare dhe Kampusin Universitar në Tiranë, të ndërtohen nga subjekte private.

Në konferencën përmbyllëse me gazetarët për 6-mujorin e parë të këtij viti, kryeministri Edi Rama njoftoi ringrijten e këtyre dy godinave nëpërmjet PPP-ve.

Si do ta ndërtojmë ne Bibliotekën Kombëtare? Do t’i lëmë librat të kalben në tokë? Biblioteka kërkon më shumë se teatri. Si do ta ndërtojmë ne Kampusin e ri Universitar? Do të ftojmë investitiorët. Këtë e duam tani se nuk do të presin gjeneratat sa të mbledhim ne lekët”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë theksoi se PPP-të nuk janë një shpikje e tij personale, por një mënyrë për të realizuar më shpejtë projektet. Por, sidoqoftë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka paralajmëruar së fundmi për rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë në sektorin publik si rrjedhojë e borxhit të lartë publik, projekteve me partneritet publik privat (PPP), detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.

Shqipëria përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me rajonin, gjë që aktualisht po adresohet përmes përdorimit të gjerë të PPP-ve. Më shumë se 200 projekte PPP (31 përqind e PBB-së) janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15 përqind e PBB-së janë në proces. Megjithatë,paralajmëron FMN, PPP-të nuk janë të integruara mirë në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të investimeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përballueshmërisë dhe rreziqeve. Në të njëjtën kohë, pagesat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të (të financuara nga qeveria) po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm që arrin në 5 përqind të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar.”- vëren FMN.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI