Flash

Rama inaguron Erion Veliajn pas zgjedhjeve farsë dhe i jeo goditjen finale Teatrit: S'ka asnjë vlerë...

Lapsi.al 30 July 2019
Rama inaguron Erion Veliajn pas zgjedhjeve farsë dhe i jeo goditjen finale

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Duke përmendur disa nga ndërtimet e PS-së, që nga stadiumi, sheshi Skënderbej, Rama shkoi te Teatri Kombëtar, duke renditur arsyet pse ai teatër do të shembet. Kryeministri u shpreh i bindur, se nuk ka asnjë vlerë ai teatër dhe është e pamundur të rikonstruktohet.

“Është kryekëput e pavërtetë se do t’i jepen privatit pjesë nga trualli që sot ka teatri. E dyta, pjesa nga bashkia që do t’i japë është një karakatinë parkingu. Ajo gjendet jashtë pjesës fundore të murit të teatrit.

Ai truall do të jepet në këmbim të investimit që bashkia do t’i japë privatit për të financuar Teatrin. Bashkimi i interesave të publikut dhe privatit në këtë rast është thuajse ideal sepse jemi në kushtet e një partneriteti publik dhe privat që nuk u kushton taksapaguesve.

As nuk po shembim ndonjë vlerë arkitektonike dhe as nuk jemi ne që mund të akuzohemi si indiferentë të asaj pjese. Madje është merita jonë që pjesa e çmuar e asaj pjese doli në dritë që nga kompleksi i ministrive e deri tek tribuna qendrore e Gerardo Bozës.

Edhe sikur të donim ta ruanim dhe ta restauronim ngrehinën e sotme të teatrit do të ishte investim thuajse i pamundur sepse materiali ndërtimor iu asaj ngrehine është i pa rikuperueshëm por edhe i kotë deri në absurd sepse ajo ngrehinë nuk ka asnjë vlerë por nuk ka as hapësirat e mjaftueshme.

Tani, për ata që janë mësuar me hilet përpara rregullave dhe shohin gjithmonë hile pas çdo pune, duhet thënë se nëse ne do ta konsideronim idenë e ruajtjes jo duke e restauruar por duke shembur dhe rindërtuar pikë për pikë, por këtë herë me materiale të qëndrueshme në kohë do të kushtonte shumë më pak të sipërmarrësve privatë. Do merrte edhe konsensusin e atyre vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare. Ajo godinë nuk asnjë vlerë, nuk ka as hapësirat e nevojshme për spektatorët”, tha Rama.”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI